Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se pret lojë të mirë nga skuadra ndaj Ishujve Faro në Prishtinë.
Trajneri nuk pret ndeshje të lehtë, por thotë se skuadra ka bërë përgatitjet për të korrur fitore.
“Mendoj se Kosova ka ekip shumë të mirë. Para ndeshjes ndaj Azerbajxhani e kam thënë se ata janë favorit në këtë grup, por tani e kemi parë se edhe Ishujt Faro kanë bërë një ndeshje të mirë, jo vetëm si rezultat. E kam shikuar ndeshjen, e kam analizuar dhe ata janë një fitues i mundshëm i këtij grupi, ashtu si Kosova dhe Azerbajxhani. Kam respekt për skuadrën e Ishujve Faro, por pres nga skuadra ime një paraqitje të madhe në shtëpi”.
Pasi Përfaqësuesja e Kosovës barazoi pa gola ndaj Azerbajxhanit dhe në anën tjetër Ishujt Faro fituan ndaj Maltës, i vetmi rezultat i nevojshëm për Kosovën është fitorja. I pyetur se a mendon dorëheqjen në rast të humbjes, Challandes tha:
“Njerëzit thonë se jemi skuadra më e mirë e grupit dhe se duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Si trajner nuk i them skuadrës se nesër (e hënë) ka rëndësi vetëm fitorja, qëllimi është të fitojmë, vetëm të fitojmë. Qëllimi është të bëjmë një paraqitje të madhe. Ju flitni për lojë sulmuese, në rregull, por ne duhet jemi stabil edhe në fazën mbrojtëse. Edhe unë si ju nuk isha i lumtur me lojën tonë sulmuese në Azerbajxhan me topin, por nuk mund t’i them skuadrës vetëm të sulmojnë, nuk është ky futbolli modern. Ju mendoni se Ishujt Faro nuk është skuadër e mirë, por nëse shikoni rezultatet në dy vitet e fundit, kanë vetëm dy humbje të thella ndaj Portugalisë, ndërsa tjerat barazime dhe humbje minimale ndaj skuadrave të mira. Kjo do të thotë se nuk do ta kemi aspak të lehtë”.
“Puna ime si trajner është të them se sot luajmë në shtëpi dhe se duhet të sulmojmë, duhet të rrezikojmë. Por, ne duhet të luajmë futboll, dhe të luash futboll duhet të bësh edhe një përzije me mbrojtjen. E kuptoj që Kosova ka mentalitet sulmues, por si trajner duhet të jem i kujdesshëm”.
Për fund ndryshimet që priten në ndeshjen ndaj Ishujve Faro dhe arsyeja pse Kastriot Dermaku është larguar nga skuadra para kohe:
“Kastrioti u largua për arsye personale të tij dhe asgjë tjetër. Tani në ndeshjen e radhës duhet të mbajmë më shumë topin, nuk duhet të kemi shumë topa të humbur pa nevojë. Nëse kemi më shumë topin në këmbë atëherë duhet të bëjmë aksione më të mira, problemi në Azerbajxhan ishte se kemi luajtur shumë me topa të gjatë. Tani duhet të ndërtojmë aksionin nga fillim pasi topat e gjatë nuk janë stili jonë i lojës. Nuk flas shumë për formacionin para ndeshjes, por do të ketë ndryshime”, ka thënë Challandes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet – Milani do t’i shes në verë tre lojtarët kryesorë

“Ai është në mesin e më të mirëve në botë” – Yaya Toure flet për madhështinë e Mo Salah

“Për fat të mirë, shumica e klubeve të Serisë A janë në pronësi të huaj” – Marotta i lumtur që futbolli italian është në duar të investitorëve jashtë Italisë

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri