Këmbët dhe nyejt e ënjtura janë simptoma të shpeshta për një pjesë të madhe të femrave

Kjo dukuri e pakënaqshme zakonisht shkaktohet nga qëndrimi i tepërt në këmbë ose nga ecja për periudha të gjata.


Por, mund të shkaktohet edhe nga këpucët jo komode, shtatzënia, etj.

Megjithatë, në disa raste tjera, këmbët dhe nyejt e ënjtura mund të jenë simptoma të diçkaje më serioze, e që nuk duhet të injorohet, transmeton Telegrafi.

11327060 image crop  1553756191 728 479b7c5b57 1553861910Venat mund t’i keni të bllokuara

Kur sistemi venoz funksionon siç duhet, valvuolat në venat tuaja nuk e lënë gjakun të zbres në këmbë.

Me moshën, valvuolat kanë tendenca të funksionojnë me më pak efikasitet, dhe kështu ne përfundojmë duke pasur më shumë gjak në këmbë.

Tromboza e thellë venoze është një problem tjetër i cili shpie në ënjtje të këmbëve.

Koagujt e bllokojnë rikthimin e gjakut nga këmbët në zemër, duke e mbajtur atë në këmbë.

Pa trajtim të duhur, kjo sëmundje mund të jetë shumë e rrezikshme.

Zemra juaj nuk është duke funksionuar siç duhet

Ënjtja e këmbëve, apo edema, mund të shkaktohet edhe nga pamjaftueshmëria e zemrës. Kur zemra nuk ka mjaftueshëm fuçi pompuese, ajo dështon ta shtyjë gjakun nga këmbët në pjesën e epërme të trupit.

Duhet të jeni në veçanti më të kujdesshëm nëse keni edhe simptoma tjera, si dhimbje në gjoks, lodhje dhe probleme me frymëmarrje.

11326560 25405460 0a7fc8be19401a7bd424c3f9f459acac53ed0c32 1500 1 1553766759 728 09265bbb70 1553861910Mund të keni sëmundje të veshkave

Një nga funksionet kryesore të veshkave është largimi i lëngjeve të tepërtat ë trupit.

Kur veshkat nuk mund ta kryejnë këtë funksion, atëherë lëngu ekstra në trup mund ta shkaktojë ënjtjen. /Telegrafi/