LAJMI I FUNDIT:

Çfarë do të shikoni në episodin e radhës të “7 Ditë me Panxhën”

Çfarë do të shikoni në episodin e radhës të “7 Ditë me Panxhën”

Në prag të regjistrimit të studentëve për vitin e ri akademik, episodi i radhës i “7 Ditë me Panxhën” iu dedikohet edukimit profesional, më saktësisht zanatit dhe ndërlidhjes së tij me një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Emisioni fillon me një storje të detajuar mbi VET Summit 2021, i cili u organizua për herë të parë në Kosovë e u mbajt në qytetin e Prizrenit. Storja, ndër të tjera, sjell intervista me akterët relevantë që morën pjesë në samit, po ashtu edhe diskutimet dhe rekomandimet që dolën nga VET Summit 2021.

E për të biseduar për sistemin e arsimit dual dhe nevojën që një i tillë të implementohet edhe në sistemin tonë arsimor në Kosovë, i ftuar në studion e “7 Ditë më Panxhën” është Ilir Seferi nga Fondacioni BESA.

Ndërsa Prizrenit i rikthehemi përsëri, kësaj radhe për të prezantuar Parkun e Trajnimeve dhe Teknologjisë, ku edhe u mbajt VET Summit 2021. Për këtë në “7 Ditë me Panxhën” vjen një storje mbi atë se çka ofron ky park dhe sa e rëndësishme është pozita strategjike e këtij parku që të shndërrohet në një qendër rajonale të trajnimeve.

Andaj mos harroni, sonte prej orës 20:45 në Klan Kosova.