LAJMI I FUNDIT:

Çfarë do të kishte ndodhur me Kinën, nëse luftën civile do ta kishin fituar nacionalistët e jo komunistët?

Çfarë do të kishte ndodhur me Kinën, nëse luftën civile do ta kishin fituar nacionalistët e jo komunistët?

Kur mbaroi Lufta e Dytë Botërore, 3.7 milionë ushtarë kinezë, nën drejtimin e Chiang Kai-shekut, ishin dobësuar së tepërmi prej përplasjes me Japoninë dhe rritjes të lëvizjes komuniste brenda vendit. Megjithatë, ruante një superioritet përkundrejt komunistëve, qoftë sa i përket forcave në dispozicion edhe arsenalit ushtarak.

Teksa forcat sovjetike po tërhiqeshin nga pjesa verilindore e vendit që sapo ishte çliruar prej pushtimit japonez, forcat ushtarake të Chiangut kishin mundësinë të pushtonin territorin. Komunistët kinezë në atë rajon, të mbështetur nga rusët, do të ishin masakruar nga forcat nacionaliste.

Në vitin 1946 amerikanë arritën të parandalojnë një luftë civile shkatërruese mes forcave të Chiangut dhe liderit komunist Mao Ce Dun, duke e bindur Chiangut të heq dorë prej luftimeve. Ky është momenti që mund të kishte ndryshuar historinë: pak javë më vonë, Mao Ce Dun me ndihmën e sovjetikëve arriti të merrte të gjithë territorin dhe të fitonte Luftën Civile. Amerikanët dhe veçanërisht përfaqësuesit e së djathtës politike në SHBA, e lanë situatën t’u ikte tërësisht jashtë kontrollit në Kinë përgjatë viteve në vazhdim.

Por, sikur fitorja e Maos të ishte evituar?

Rritja spektakolare e Kinës në tre dhjetëvjeçaret e fundit e ka bërë të qartë edhe për parinë komuniste se vendi do të kishte qenë më mirë pa Maon. Dhe, historia tregon se do të ishte e mundur që një Kinë e tillë të ekzistonte. Ushtria e Chiangut u arratis në ishullin e Tajvanit duke krijuar një histori suksesi ekonomik, teksa ekonomia e Kinës vuante. Në rast se rritja ekonomike e Kinës do të kishte të njëjtin ritëm me atë të Tajvanit që prej vitit 1950, GDP-ja e saj do të ishte 42 për qind më e madhe në vitin 2010. Pra, e thënë në terma të tjerë, do të kishte arritur një rritje po aq sa ekonomia e Francës.

Natyrisht, edhe pushteti i Chiangut do të ishte një pushtet i korruptuar, autokratik me një polici sekrete të dhunshme. Partia Nacionaliste do të ishte ndeshur me shumë rezistencë në zonat e varfra rurale që ishin edhe baza më e madhe e mbështetësve të Maos. Megjithatë, autoritarizmi i Chiangut ka gjasa të ishte shumë më i butë se ai i Maos. Nuk do të ishin vrarë me miliona pronarë tokash thjesht për shkaqe ideologjike dhe nuk do kishte ndodhur mungesa e ushqimeve që i mori jetën dhjetëra milionë njerëzve në vitet ’50 të shekullit të kaluar. Ndryshe nga Mao, ai nuk do të kishte hequr të drejtën e pronës private dhe nuk do ta shpërndante pasurinë private tek fshatarët dhe komunalet – një politikë kjo që krijoi uri masive që ende përndjek rrethinat e Kinës. Chiang nuk do ta kishte futur shtetin në kaosin e Revolucionit Kulturor të viteve 1960-70 ku miliona njerëz u vranë dhe u persekutuan.

Nën drejtimin e Chiangut Kina nuk do të kishte pritur 30 vjet për t’u bërë pjesë e ekonomisë globale. Natyrisht, ai do të implementonte politika proteksionite për të mbrojtur tregjet vendase nga konkurrenca ndërkombëtare, po ashtu si Tajvani, dhe ekonomitë e tjera aziatike gjatë asaj periudhe. Por, megjithatë, edhe këto rregullime do t’i kishte hequr më shpejt sesa regjimi komunist. Tajvani kishte plotësuar standardet për të qenë anëtar i Organizatës Botërore të Tregtisë shumë më parë se në këtë ent të anëtarësohej Kina në vitin 2001.

Harta strategjike e Azisë do të kishte qenë shumë e ndryshme në rast se Chiang do të kishte dalë fitimtari i luftës civile. Ai nuk do ta kishte mbështetur pushtimin e Koresë së Jugut nga Veriu në vitet 1950 dhe Kim Il Sung ndoshta në mungesë të Kinës nuk do të kishte marrë as mbështetjen e Stalinit për sipërmarrjet e tij ushtarake. Chiangu nuk do të kishte as një problem shtetëror si Tajvani.

Megjithatë, Chiang ishte një nacionalist arkaik. Marrëdhënia e tij me Japoninë do të kishte qenë e brishtë. Milionat e kinezëve të vrarë gjatë pushtimit japonez kishin shkaktuar më shumë fatalitete në radhët e nacionalistëve sesa të komunistëve të Maos. Anormalitetet në marrëdhëniet mes Kinës dhe Japonisë që nuk u shfaqën në kohën e Maos, do të kishin kërcënuar stabilitetin e rajonit të Azisë shumë më parë së të fillonin tensionet në vitet 1990. Dominimi i Chinagut në Tajvan si edhe në kontinent do i kishte dhënë atij kontroll mbi ujërat tregtare shumë të nevojshme për ekonominë japoneze. Dora shtrënguese e Amerikës në rajon mund të ishte dashur edhe në rast se Chiang do ta drejtonte Kinën.

Lufta e Ftohtë gjithashtu mund të ishte nxehur shumë. Chiang nuk e pranoi kurrë kontrollin e Mongolisë nga Bashkimi Sovjetik. Nën drejtimin e Maos, beteja me përmasa të vogla u zhvilluan në kufirin kinezo-sovjetik në vitet 1960, por këto luftime do të ishin përshkallëzuar nën një republikë të drejtuar nga Chiang.

Megjithatë, deri në ato vite Kina edhe mund të ishte shndërruar në një vend më liberal politikisht. Lëvizja drejt demokratizimit mund të ishte ngadalësuar nga frika e shkëputjes së rajoneve nga shteti, si p.sh Tibeti dhe rajone të tjera minoritare etnikisht. Megjithatë, një shtresë e mesme do të ishte ngritur shumë më shpejt sesa u zhvillua nën regjimin komunist.

Ndonëse regjimi do të ishte autokratik, Kina do të kishte mbetur një aleat i SHBA-ve. Azia nuk do të ishte zhvilluar ashtu si sot në një vend që tenton të arrijë supremacinë përkundrejt Amerikës.

Pjesa më e madhe e tensionit që po përndjek Azinë ka të bëjë me natyrën e Partisë Komuniste të Kinës. Vendet fqinje shqetëson për mënyrën sesi partia-shtet operon: në mënyrë sekrete dhe shpeshherë brutalisht. Të paktë janë ata në Azi që besojnë se Partia Komuniste do të pranojë variacione demokratike dhe një përkeqësim i sjelljes së saj rrezikon të futë rajonin në kaosin e viteve 1940. /tiranapost.al/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori