Këtë javë do të hartohet paketa e pestë e sanksioneve për shkak të agresionit ushtarak së Rusisë ndaj Ukrainës. Por për aq kohë sa nuk preken furnizimet me energji, nuk mbetet shumë hapësirë veprimi.
Imazhet e shumë civilëve të vrarë nga qyteti verior i Ukrainës, Butcha pranë Kievit e kanë detyruar sërish Perëndimin të vihet në lëvizje: synohet që krimet e pandehura ruse të luftës të mos mbeten pa u ndëshkuar, por që edhe të mos dilet ushtarakisht në krah të Ukrainës duke u bërë kësisoj palë luftë kundër Rusisë.
Pra sanksionet ekzistuese ekonomike dhe financiare duhet të ashpërsohen.
“Ne në rrethin e aleatëve gjatë ditëve të ardhshme do të vendosim masa të tjera. Presidenti Vladimir Putin dhe përkrahësit e tij do t’i ndiejnë pasojat”, tha kancelari Olaf Scholz.
Qysh tani janë pezulluar llogaritë jashtë vendit të Putinit dhe të shumë përkrahësve besnikë të tij, janë ndaluar eksportet për prodhimet high-tech, disa banka ruse janë shkëputur prej sistemit ndërkombëtar të pagesave dhe portet si dhe hapësira ajrore evropiane janë mbyllur për anijet dhe avionët nga Rusia.
Çfarë mundësie sanksionesh ekzistojnë përtej masave të deritanishme? Sa të arsyeshme do të ishin masat shtesë?
Sanksionet e mëtejshme “jashtëzakonisht të vështira”
“Tani për tani mbetet relativisht pak hapësirë veprimi”, thotë David Sirakov, drejtor i Akademisë Atlantike të landit të Renani-Palatina.
Për Perëndimin e veçanërisht për Gjermaninë do të jetë “jashtëzakonisht e vështirë të vihen në fuqi të tjera sanksione, që do të mund t’i preknin edhe më fort të sanksionuarit”.
“Kjo ka të bëjë kryesisht me furnizimet me gaz”, shtoi ai.
Sa i përket gazit brenda BE-së Gjermania konsiderohet si frenuese. Tre vendet baltike Estonia, Letonia dhe Lituania nga 1 prilli i kanë ndërprerë tërësisht importet e gazit nga Rusia. Tani për tani ato i mbulojnë nevojat për gaz përmes rezervave të depozituara në Letoni, në maj Baltiku përmes një tubacioni do të lidhet me rrjetin evropian të gazit. Gjermania në të kundërt në qëndrimin e saj ndjek parimin: fillimisht sigurimi i furnizimeve alternativë, e pastaj anulimi i furnizimeve nga Rusia.
Industria kimike e Gjermanisë paralajmëron prej sanksioneve ndaj Rusisë.
“Çdo kilovat orë, çdo fuçi gaz natyror, që i mungon prodhimit kimik, pakëson prodhimin në ndërmarrjet e tjera”, thotë Jörg Rothermel, drejtues i Seksionit për Energjinë dhe Mbrojtjen e Klimës në Shoqatën e Industrisë Kimikë (VCI).
Pa sasinë e mjaftueshme të gazit mund të ketë mungesa në lëndët ngjitëse, llakun dhe bojërat. Po ashtu do të pakësohen plehrat kimike në bujqësi që duhen për prodhimet ushqimore, si dhe lëndë të posaçme artificiale.
A duhet të sanksionohet banka Gazprom?
Qendra për realizimin e furnizimeve me energji janë institucionet monetare si banka Gazprom. Britania e Madhe e ka sanksionuar në mars bankën Gazprom; në BE deri tani kjo bankë nuk figuron në listat e sanksioneve.
Jörg Krämer, kryeekonomist në Commerzbank, këshillon të mos ndërmerret një hap i tillë.
“Perëndimi do të dëmtonte veten, nëse do të sanksionoheshin të gjitha bankat ruse, sepse në një rast të tillë importuesit perëndimorë të gazit nuk do të mund të shlyenin pagesat”, thotë Krämer.
Shumica e bankave të mëdha ruse prej sanksioneve të BE-së janë përjashtuar nga sistemi ndërkombëtar i pagesave Swift, që përpunon transaksionet në mbarë botën; banka Gazprom qëllimisht nuk u përfshi në këtë paketë sanksionesh.
Banka Gazprom konsiderohet gjithashtu edhe si një instrument shtesë i rëndësishëm, qëkurse Kremlini vendosi direktivën për pagesën me rubla të furnizimeve të gazit: Blerësit e gazit nga Gjermania dhe vende të tjera në Evropë vazhdojnë të paguajnë në euro dhe dollarë, por pagesat transferohen në rubla në koncernin amë Gazprom, i cili mbulon pjesën më të madhe të biznesit rus të gazit.
Disa vëzhgues argumentojnë, se Banka Gazprom ka marrë tani rolin e Bankës Qendrore të Rusisë të sanksionuar ndërkohë nga Perëndimi. Të tjerë thonë, se me këtë mënyrë ka ndryshuar diçka – vëren edhe kryeekonomisti i Commerzbank.
“Përpara valutat ndodheshin tek Gazprom, ndërsa tani ato derdhen te Banka Gazprom. Kjo nuk ka ndonjë dallim të madh në një sistem, ku valuta mund të centralizohet per dekret”, shton ai.
Sanksione të mëtejshme në sektorin e teknologjisë?
Krahas tregut të financave po peshohet edhe sektori i mallrave të teknologjisë, deklaroi ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck.
“Është sigurisht ende një mundësi, të shtohen edhe disa kategori prodhimesh”, thotë politologu Sirakov.
Megjithatë shumë sektorë në Rusi qysh tani janë paralizuar, sepse ndërmarrjet në valën e sanksioneve financiare nuk po mund të furnizohen më me produkte nga jashtë. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
25-vjetori i themelimit, Murtezaj: ATK Për këto vite ka mbledhur mbi 8 miliardë euro tatime, dhe mbi 3 miliardë euro kontribute pensionale
Meka Halal Food – Cilësia dhe tradita që na bashkon
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa
Meka Halal Food - Cilësia dhe tradita që na bashkon
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
American School of Kosova - Fiton çmimin për diversitetin gjinor në AP Computer Science Principles
Çfarë importoi e eksportoi Kosova gjatë vitit 2024?
25-vjetori i themelimit, Murtezaj: ATK Për këto vite ka mbledhur mbi 8 miliardë euro tatime, dhe mbi 3 miliardë euro kontribute pensionale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta