Ish-presidenti amerikan Donald Trump nuk do të lejohet të kandidojë për postin e presidentit në dy shtete amerikane, Kolorado dhe Maine. Por, çfarë do të thotë për zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm në SHBA?
Trump është kandidati kryesor për të qenë i zgjedhuri i republikanëve në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2024 dhe për të sfiduar presidentin Joe Biden për Shtëpinë e Bardhë, raporton BBC, përcjell Telegrafi.
Ekipi i tij i fushatës i përshkroi të dyja vendimet si “mizore” dhe “tentativë për vjedhje të zgjedhjeve”.
Zyrtarja më e lartë e zgjedhjeve në Maine vendosi se Trump nuk ishte i përshtatshëm për të kandiduar për shkak të veprimeve të tij rreth trazirave të 6 janarit (2021) në Kapitolin amerikan. Gjykata më e lartë e Kolorados lëshoi një vendim të ngjashëm, të paprecedentë, vetëm disa ditë më parë.
Por, mbetet e paqartë nëse emri i Trumpit do të shfaqet në fletën e votimit kur të dyja shtetet do të zgjedhin kandidatin e tyre republikan në muajt e ardhshëm, pasi të dyja vendimet janë në pritje ndërkohë që procesi i apelit zhvillohet.
Pse shteti Maine e mori këtë vendim?
Ndryshe nga Kolorado, ku Gjykata e Lartë e shtetit mori vendimin për ta diskualifikuar Trumpin, në Maine u vendos nga zyrtarja më e lartë elektorale.
Sekretarja e shtetit të Maine, Shenna Bellows, një demokrate lëshoi një vendim prej 34 faqesh që thoshte se Trump duhet të hiqet nga votimi i tij primar republikan për shkak të seksionit 3 të amendamentit të 14-të.
Seksioni 3 skualifikon njerëzit që përfshihen në “kryengritje ose rebelim” nga mbajtja e posteve federale.
Sipas urdhrit të saj thuhej se “Trump gjatë disa muajve, e deri më 6 janar 2021, përdori një narrativë të rremë të mashtrimit zgjedhor për të ndezur mbështetësit e tij dhe për t’i drejtuar ata në Kapitol”.
Bellows, një zyrtare e zgjedhur, u akuzua se vendimi ishte i motivuar politikisht nga ekipi i fushatës së Trump. Ajo e mohoi këtë dhe tha se vendimi ishte “i plotë dhe i bazuar në sundimin e ligjit”.
Duke folur për BBC News pas vendimit të saj, Bellows tha se ishte detyra e saj të mbështeste ligjet zgjedhore në shtetin e saj dhe se ajo shpresonte se “Gjykata e Lartë do ta zgjidhte këtë çështje në mbarë vendin”.
Çfarë ndodhi në Kolorado?
Më 19 dhjetor, Gjykata e Lartë e Kolorados tha se gjeti “prova të qarta dhe bindëse që ish-presidenti Trump mori pjesë në kryengritje”.
Ishte e hera e parë që Seksioni 3 ishte përdorur për të skualifikuar një kandidat presidencial.
Vendimi i gjatë prej 213 faqesh thoshte se veprimet e Trumpit që çuan në trazirat e 6 janarit 2021 përbënin kryengritje.
Avokatët e tij kishin argumentuar në Kolorado se ai nuk duhet të skualifikohej sepse nuk mbante përgjegjësi për trazirat.
Ata gjithashtu vunë në dukje se Trumpit nuk i është ngritur aktakuza për nxitje të kryengritjes.
A do të ketë të drejtë Trumpi të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2024?
Po, pasi këto vendime zbatohen respektivisht vetëm për në Kolorado dhe Maine.
Disa orë pas vendimit të Maine, sekretari i zgjedhur i shtetit të Kalifornisë, një demokrat, injoroi thirrjet për ta larguar Trumpin nga votimi paraprak, si kandidat në atë shtet – duke thënë se kjo ishte një çështje e gjykatave. Gjykata e lartë e Miçiganit këtë javë refuzoi të dëgjojë një çështje që kërkon të skualifikojë Trumpin.
Ish-presidenti amerikan është shumë përpara rivalëve të tij republikanë, kështu që mund të fitojë ende nominimin e partisë së tij pa konkurruar në Kolorado ose Maine.
Sikurse në Kolorado ashtu edhe në Maine, Joe Biden fitoi kundër Donald Trumpit në vitin 2020 me një diferencë të madhe dhe nuk ka gjasa që Trumpit t’i duhet të fitojë shtetet për të hyrë edhe një herë në Shtëpinë e Bardhë.
Çfarë ndodh më pas?
Tani, ka gjasa që Gjykata e Lartë e SHBA-së të ndërhyjë për të ofruar një vendim që do të zbatohej në nivel kombëtar.
Kjo për shkak se Partia Republikane e Kolorados ka apeluar vendimin e shtetit në Gjykatën e Lartë.
Gjykata e lartë amerikane do të vendosë nëse do ta marrë çështjen në vitin e ri, por nuk është e qartë se kur.
Emri i Trumpit do të mbetet në fletën e votimit në Kolorado derisa Gjykata e Lartë të marrë një vendim ose, në një rezultat më pak të mundshëm, të vendosë të mos e marrë çështjen.
Vendimi i Maine është gjithashtu në pritje të një apeli ligjor në gjykatat e shtetit. Çdo vendim i Gjykatës së Lartë të SHBA-së mund ta zëvendësojë këtë dhe të zbatohet në nivel kombëtar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri