Një nga kushtet për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian, përveç demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, është luftimi i korrupsionit. Si parakusht për këtë sistemi gjyqësor në vend ka të shënjestruar 37 raste të korrupsionit të cilat përkundër faktit se janë lëndë me prioritet, ende nuk dihet se kur do të përfundojnë.
Siç transmetoi emisioni “Drejtësia në Kosovë” nga këto 37 lëndë të shënjestruara, katër janë ende nën hetime. Ndërsa 29 akuza janë të paraqitura në databazën e lëndëve të shënjestruara.
Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, në intervistën e tij dhënë për emisionin “Drejtësia në Kosovë” nuk ka qenë në gjendje të tregojë se kur do i përfundojnë lëndët që janë vënë parakusht për liberalizimin e vizave.
“Në databazë janë 37 lëndë të shënjestruara, dhjetë prej këtyre rasteve kanë përfunduar me aktgjykime të formës së prerë. Ka dënime me burg, ka dënime me kusht, me të holla, por ka edhe aktgjykime liruese. Sipas shënimeve të fundit dhe rifreskimeve të fundit të këtyre rasteve, kem vërejtur se të gjitha rastet kanë hyrë në punë. Dhe si kryetar i gjykatës nuk mundem me u përzier në kuptimin e asaj se si kanë me u vendos varësisht prej provave dhe prej rasteve”, ka thënë Peci.
Sipas tij, komisioni përkatës i caktuar për monitorimin e rasteve të shënjestruara janë duke bërë punën e tyre dhe gjyqtarët e kanë të qartë se në lëndët e shënjestruara duhet të intervenojnë sa më shpejt që e kanë të mundur.
“Janë raste të shënjestruara me emra të caktuar të veprave penale, apo të rastit. Në bazë të asaj çfarë kam parë në databazë, edhe komisioni që janë duke punuar e kanë marrë shumë seriozisht me një konstatim që në vazhdimësi ne si kryetarë të gjykatave, si asamble e kryetarëve të gjykatave së bashku me Këshillim Gjyqësor jemi duke i bërë disa analiza se ku duhet me intervenuar më shpejt. Dhjetë raste janë kryer. Gjyqësori nuk mundet të punojë me automatizëm në kuptimin e procedimit të rasteve. Tek lëndët e shënjestruara komisioni është në vazhdimësi duke shikuar rast për rast për të parë nëse ka lëshime eventuale të gjyqtarëve. Dhe gjyqtarëve u janë dhënë qëndrime të prera nga komisioni se te rastet e shënjestruara duhet të veprohet me urgjencë. Por nganjëherë urgjenca varet edhe nga shumë procedura tjera”, ka thënë kryetari i Supremes.
Lidhur me rastet kur gjyqtari heqë dorë nga lënda në fazën përfundimtare të saj, një veprim ky që e kthen lëndën nga fillim.
Kryetari Peci, ka thënë se kjo në të ardhmen nuk do të duhej të ndodhte.
“Duhet me përdor mekanizmin ligjor në disa raste dhe me e marrë një qëndrim. Për arsye se edhe gjyqtari nëse shkon në nivel më të lartë me e obliguar që nëse e ka filluar një rast me e përfunduar. Kjo për shkak se ligjërisht mundet gjyqtari i nivelit më të lartë të gjykojë edhe në rastin më të ulët. Meqë kam qenë një kohë udhëheqës në Këshillin Gjyqësor ndoshta do të sugjeroja që këshilli t`i përdorë mekanizmat ligjorë në kuptimin që në të ardhmen nëse bëhet një lëvizje e tillë e gjyqtarëve, me i obliguar gjyqtarët që rastet që janë të ndjeshme, apo që kanë ardhur para përfundimit me i përfunduar, pasi ka mundësi ligjore që ai gjyqtar edhe më tutje me vazhduar aty”, ka deklaruar i pari i Gjykatës Supreme Enver Peci.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara

Gjykimi për falsifikim të rezultateve të votimit, veçohet procedura për ish-deputetin Haxhi Shala

Puna e AKI-së që çoi deri te aktakuza ndaj dy të dyshuarve për spiunazh te shërbimi sekret serb

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij