Presidenti rus Vladimir Putin i ka propozuar Shteteve të Bashkuara një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë për të ngrirë luftën, kanë zbuluar burimet ruse për Reuters.
Dështimi i marrëveshjes tregon se sa larg janë realisht dy fuqitë më të mëdha bërthamore në botë, transmeton Telegrafi.
Burimi amerikan mohoi çdo kontakt zyrtar dhe tha se Uashingtoni nuk do të angazhohej në bisedime që nuk përfshijnë Ukrainën.
Çfarë propozoi Putin?
Në vitin 2023, Putin i dërgoi sinjale Uashingtonit publikisht dhe privatisht përmes ndërmjetësve, duke përfshirë partnerët arabë të Moskës në Lindjen e Mesme dhe të tjerë, se ishte i gatshëm të shqyrtonte një armëpushim në Ukrainë, thanë burimet ruse.
Putini kishte propozuar ngrirjen e konfliktit sipas linjave aktuale dhe nuk ishte i gatshëm të lëshonte ndonjë territor ukrainas nën kontrollin rus, por sinjali ofroi atë që disa në Kremlin e panë si rrugën më të mirë drejt një lloj paqeje.
“Kontaktet me amerikanët nuk dhanë fryt,” i tha Reuters në kushte anonimiteti një burim i lartë rus i njohur me bisedimet në fund të 2023 dhe fillim të 2024 për shkak të ndjeshmërisë së situatës.
Një tjetër burim rus i njohur me kontaktet i tha Reuters se amerikanët i kishin thënë Moskës përmes ndërmjetësve se nuk do të diskutonin një armëpushim të mundshëm pa pjesëmarrjen e Ukrainës, kështu që kontaktet përfunduan në dështim.
Një burim i tretë i njohur me diskutimet tha se “çdo gjë u prish” me amerikanët. Burimi tha se amerikanët nuk donin të bënin presion ndaj Ukrainës.
Zbulimi vjen pasi presidenti amerikan Joe Biden ka shpenzuar muaj duke e shtyrë Kongresin të miratojë më shumë ndihmë për Ukrainën, por është përballur me kundërshtimin e republikanëve.
Një zyrtar amerikan, duke folur në Uashington në kushte anonimiteti, tha se SHBA-ja nuk ishte angazhuar në asnjë bisedë me Rusinë, dhe se Uashingtoni kishte qenë i qëndrueshëm duke mos i shkuar prapa krahëve Ukrainës.
Një zyrtar amerikan tha se dukej se kishte bisedime jozyrtare për “Track II”, por se Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përfshira.
Një zyrtar amerikan tha se propozimi i Putinit, bazuar në atë që është bërë publike, është i pandryshuar nga kërkesat e mëparshme që Rusia të mbajë territorin ukrainas.
Zyrtari beson se ka zhgënjim në Moskë sepse Uashingtoni refuzon ta pranojë atë. Putin i tha gazetarit amerikan Tucker Carlson javën e kaluar se Rusia ishte gati për “dialog”.
Kontakte jozyrtare
Ndërmjetësuesit u takuan në Turqi në fund të vitit 2023, sipas tre burimeve ruse. Një burim i katërt diplomatik tha se kishte pasur kontakte informale ruso-amerikane nëpërmjet ndërmjetësve me iniciativën e Rusisë, por se ato nuk dukej se kishin dhënë fryte.
Një zyrtar amerikan tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë kontakti jozyrtar nëpërmjet ndërmjetësve. Sipas tre burimeve ruse, sinjali i Putinit u transmetua në Uashington, ku u takuan zyrtarë të lartë amerikanë, duke përfshirë Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, Bill Burns dhe Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken.
Ideja ishte që Sullivan të fliste me këshilltarin e Putinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov dhe të përshkruante hapat e ardhshëm, tha një nga burimet ruse.
Megjithatë, kur thirrja arriti në janar, Sullivan i ka thënë Ushakovit se Uashingtoni është i gatshëm të diskutojë për aspekte tjera të raporteve, por se nuk do të diskutojë për armëpushim pa Ukrainën, ka thënë njëri nga burimet ruse.
Zyrtari amerikan ka refuzuar të jap informacione për çfarëdo detaje për thirrjet e pretenduara nga Sullivan, si dhe nëse një takim i tillë me Ushakovin të jetë mbajtur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit