LAJMI I FUNDIT:

Një trilion dollarë në infrastrukturë, çfarë përmban Pakoja Sociale e nënshkruar nga Joe Biden?

Një trilion dollarë në infrastrukturë, çfarë përmban Pakoja Sociale e nënshkruar nga Joe Biden?

Presidenti amerikan Joe Biden ka nënshkruar Pakon Sociale prej 1 trilion dollarësh, për mbështetur tejkalimin e vështirësive në infrastrukturë.

Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Biden ka deklaruar se ky infuzion financiar për rrugë, ura dhe porte do të ndryshoj për të mirë jetën e popullit amerikan.


Mirëpo, pas këtij nënshkrimi, ai pritet t’i kthehet negociatave mbi pakon më të gjerë sociale prej 1.85 trilion dollarësh.

“Mesazhi im për popullin është se, Amerika po ringjallet përsëri dhe jeta juaj do të ndryshojë për mirë”, tha Biden, shkruan Telegrafi.

Ai shpreson të përdorë këtë Pako për të rikthyer popullaritetin e tij, i cili është dobësuar mes inflacionit në rritje dhe pamundësisë për të menaxhuar plotësisht shëndetin publik dhe rreziqet ekonomike nga pandemia COVID-19.

Me këtë marrëveshje, presidenti amerikan pritet të përmbush premtimin e tij për unitet kombëtar dhe një angazhimi për ndryshim transformues.

“Me këtë, ne jemi fokusuar në realizimin e premtimeve. Kam kandiduar për president, sepse e vetmja mënyrë për ta çuar vendin tonë përpara, sipas mendimit tim, ishte kompromisi”, ka shtuar Biden.

Çfarë përmban Pakoja Sociale në infrastrukturë?

Kjo Pako Sociale përmban tetë nënkategori që do t’i mbuloj, duke filluar nga projektet infrastrukturore dhe ato ambientale.

Pjesa më e madhe e parave do të ndahet për rrjetin elektrik, apo në vlerë prej 73 miliardë dollarësh, ndjekur nga investimi në rrjetin e hekurudhave në shumën prej 66 miliardë dollarësh.

65 miliardë dollarë do të ndahen në rrjetin e brezit të gjerë, ndërsa 47 miliardë dollarë do të janë për ndryshimet klimatike.

Projektet ambientale do të kenë një kosto prej 21 miliardë dollarësh, kurse projektet që kanë të bëjnë me reduktimin e plumbit do të paguhen në vlerën e 15 miliardë dollarëve.

Në këtë Pako, rëndësi të veçantë kanë edhe veturat elektrike, ku parashihen të ndahen 7.5 miliardë dollarë.

Një rëndësi i është kushtuar zonave rurale të pashfrytëzuara, ku për do të ndahen 2 miliardë dollarë. /Telegrafi/