Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar sot projektin për transformimin e sheshit “Xhorxh Bush”.
Ai para mediave ka dhënë detaje mbi projektin, derisa tha se transformimi i kryeqytetit është duke ndodhur, transmeton Telegrafi.
“Nga RTK deri te Grandi do të krijohet një hapësirë me elemente të artit, elemente urbane. Ideja është që sheshet të jenë të sigurta për të gjitha moshat, e po ashtu të përshtatshme për artistë. Katedralja e cila është e rrethuar me mur të vogël, kemi propozuar të hapet dhe të jetë e hapur për të gjithë qytetarët. Në aspektin e materialit, do të largojmë elementet e asfaltit që nuk janë ambientale”, tha ai.
Tutje, Rama tregoi edhe për dy parkingje nëntokësore që do të krijohen.
“Ideja është që sheshi të zgjatet deri te Xhamia e Madhe, momentin kur ajo hapet, pasi aty do të ketë parking nëntokësor. Po ashtu do të ketë parking nëntokësor te ‘Rrethi me flamur’, dhe një treg të ri. Rreth 75% e qytetarëve do të kenë qasje drejtpërdrejt te transformimet urbane”, pohoi Rama.
Tutje i pari i Prishtinës foli edhe për ndërtimin e rrugës A, ndërtimin e një nënkalimi Dardani – Emshir dhe ndërtimin e shkollave.
Rama tha se plani për transformimin do të zgjatë rreth tetë vite, por që do t’ia kthejnë jetën kryeqytetit dhe nuk do të ngulfaten hapësirat publike.
Ndërsa, drejtori i Urbanizmit në Prishtinë, Arbër Sadiki, tha se po bëjnë atë që të gjitha shtetet bëjnë dhe se pranë institucioneve kryesore duhet pasur sheshe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Publikohet shpallja për pranimin e 300 ushtarëve të rinj dhe 10 nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët