Mbrëmja e 77-të e Emmy Awards që mbahet më 14 shtator dhe do të prezantohet nga komediani Nate Bargatze është një ndër eventet më të rëndësishme të televizionit.

Veç trofeve që shkojnë për fituesit, edhe të nominuarit kanë mundësinë të përjetojnë një eksperiencë të veçantë dhe të marrin dhurata me vlerë.


Emmys 2025Foto: Chris Pizzello/Invision/AP

Më poshtë janë elementet kryesore që ofron ceremonia këtë vit:

Giving Suite (Dhoma e dhuratave)

Para dhe gjatë natës së madhe, të nominuarit dhe prezantuesit kanë akses në një hapësirë luksoze prapa skenës, të quajtur ‘Emmy Awards Giving Suite’. Aty ata mund të zgjedhin nga një përzgjedhje produktesh dhe shërbimesh ekskluzive, si kujdesi për lëkurën nga Miage Skincare, lule të personalizuara nga Blooms by Maison d’Emilie, aksesorë nga HydroJug dhe shumë të tjera.

Gift Bag (Çanta e dhuratave)

Çdo pjesëmarrës merr një çantë të mbushur me produkte nga brende të njohura botërore. Për këtë vit, aty përfshihen produkte bukurie nga L’Oreal Paris, Redken NYC dhe Chanla Chau Cosmetics, si edhe artikuj për mirëqenie nga Vital Proteins, Beekeeper’s Naturals, 1MD Nutrition dhe një shishe ekskluzive Johnnie Walker Blue Label.

Trofeu Emmy

Fituesit nuk largohen gjithmonë me nga një statujë secili. Çdo projekt fitues merr vetëm një statujë. Rrjetet televizive, studiot dhe kompanitë e përfshira mund të porosisin kopje shtesë përkujtimore.

Certifikata dhe pllaka

Përveç trofeve, ekzistojnë edhe certifikata për të nominuarit dhe pllaka për kontribuuesit në projekte fituese ose të nominuara, si një mënyrë tjetër për t’u nderuar.

Vlera e dhuratave

Dhuratat dhe përvojat e Giving Suite arrijnë në vlera prej mijëra dollarësh. Markat që duan të përfshihen paguajnë shuma të konsiderueshme, që sipas raportimeve të mëparshme kanë shkuar nga gjashtë mijë deri në 250 mijë dollarë, vetëm për të qenë pjesë e këtij event prestigjioz. /Telegrafi/