LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është lufta e demave të Bosnjës?

Çfarë është lufta e demave të Bosnjës?

Pyjet e Kodrës së Popoviqit oshëtinin nga pëllitja e thellë e bagëtive më 6 gusht, ndërsa 18 dema po “byryteshin” duke pritur radhën e tyre për të luftuar.

Lufta e 251-të e Demave të Gërmecit, i quajtur sipas malit ku u mbajt fillimisht ngjarja, është pjesë e një tradite që fitoi rëndësi shpirtërore gjatë pushtimit austro-hungarez të Bosnjë e Hercegovinës së sotme.


Dalibor Ljuboja, president i bordit që organizon ngjarjen, thotë se ndeshjet vjetore me dema, të cilat janë mbajtur që nga vitet 1700, u bënë “një simbol i rezistencës”.

Luftimet e demave mbahen brenda një vathe të ngjashme me rodeon. Përpara se të luftojë, çdo dem lihet për të bredhur i vetëm brenda territorit. Në kohën e shfaqjes, dy dema i çojnë brenda një rrethoje, të cilën hapësirë të dy e konsiderojnë territor të tyre.

Kur portat mbyllen pas demave, qindra spektatorë heshtin, ndërsa tensionet mes kafshëve rriten.

Në shumicën e rasteve, të dyja kafshët sillen rreth njëra-tjetrës me kujdes përpara se të kërcejnë dhe t’i ngatërrojnë brirët. Disa dema nuk luftojnë fare, pavarësisht se nxiten nga pronarët e tyre.

Kur dy dema mbeten kokëfortësisht paqësorë, gjyqtarët përcaktojnë fituesin nga sjellja e përgjithshme e secilit dem.

Betejat e demave janë shumë të ngjashme me luftën njerëzore në një kafaz, me periudha shtytjesh dhe përdredhjesh, të shoqëruara nga përplasjet dramatike të brirëve që bëjnë turmën të gjëmojë.

Ndryshe nga ndeshjet me dema matador, në të cilat vritet kafsha, ndeshjet e demave të Bosnjës përfundojnë kur një kafshë pranon humbjen duke kthyer bishtin dhe duke ikur.

Radio Evropa e Lirë shkruan se ka kërkuar komente për ndeshjet me dema nga disa grupe që merren me mbrojtjen e kafshëve, por nuk mori asnjë koment deri në kohën e kohën e publikimit të këtij teksti.

Lufta e demave zhvillohet në kategori të ndryshme peshash që variojnë nga “peshat e lehta” nën 750 kilogramë deri në ndarjen e peshave të mesme prej 750-850 kilogramë dhe pesha të rënda që peshojnë më shumë se 850 kilogramë.

Luftimet me dema mbahen brenda territorit të Republikës Srpska, por gjithashtu tërheqin konkurrentë dhe turma nga rajonet boshnjake dhe kroate të vendit.

Marrja nën kontroll e demave të adrenalizuar pas një lufte demash mund të jetë e vështirë.

Gjatë ngjarjes së 6 gushtit, një dem iu shmang mbajtësve të tij për disa minuta brenda vathës. Dy dema të tjerë u hodhën jashtë arenës dhe vrapuan të hutuar pranë tezgave të pijeve dhe tendave të ushqimit.

Ekipet e burrave vrapuan pas kafshëve, duke i vënë përfundimisht nën kontroll.

E kampioni i peshave të rënda, Jovo Vodjeviq Duman, u pushtua nga emocionet pas betejës tronditëse, duke puthur demin e tij gjigant Misko dhe duke ia lagur feçkën me birrë të ftohtë.

Në fjalimin e tij të improvizuar të fitores, ai zbuloi shpenzimet masive pas këtij sporti dhe ambiciet e pronarëve të demave.

“Ky dem [fitues] nuk është asgjë”, tha Duman dhe shtoi: “Unë kam një tjetër në shtëpi që sapo e bleva për 20.000 euro. Vitin tjetër do ta sjell. Atëherë do të shihni vërtet diçka!”. /rel/

Në trend Botë

Më shumë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Erdogan mbron Hamasin, thotë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez po trajtohen në spitalet turke

Erdogan mbron Hamasin, thotë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez po trajtohen në spitalet turke

Turqia
Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Evropa
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Vrasësit hapin zjarr dhe vrasin tetë persona në depon e birrës në Meksikë – kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës

Vrasësit hapin zjarr dhe vrasin tetë persona në depon e birrës në Meksikë – kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës

Amerika Latine
Kalo në kategori