Përrallat nuk është se ua mësojnë fëmijëve versionin e vërtetë të dashurisë, prandaj kjo është arsyeja se përse duhet t’ua mësojmë ne vet fëmijëve realitetin e dashurisë.
Fillimisht, fëmijët duhet ta dinë se jo gjithmonë dashuria përfshin kalorës në parzmore dhe funde të lumtura, transmeton Telegrafi.
Më poshtë i keni disa gjëra të cilat duhet t’ua mësoni fëmijëve për dashurinë.
Abuzimi nuk është dashuri
Kur fëmijët vijnë në shtëpi duke vuajtur se po ngacmohen nga fëmijët tjerë, mos u thoni se kjo nënkupton që ata e pëlqejnë fëmijën tuaj. Nëse veproni kështu, fëmija do të mendojë se abuzimi është shenjë e dashurisë dhe kjo nuk është e shëndetshme.
T’i dashuroni tjerët nuk do të thotë se duhet ta dashuroni veten më pak
Fëmijët duhet ta dinë se kur e dashurojnë dikë, kjo nuk nënkupton se ata duhet ta sakrifikojnë veten.
Normalisht se kompromisi është i rëndësishëm në çdo lidhje, por ata nuk duhet ta duan veten më pak në mënyrë që ta dashurojnë dikë tjetër.
Respekti është krucial në dashuri
Fëmijët duhet ta dinë se respekti e dashuria shkojnë dorë më dorë. Ata duhet ta fitojnë respektin nga tjerët dhe t’iu dhurojnë respekt tjerëve.
Ata gjithashtu duhet të mësohen se meritojnë respekt. Dashuria pa respekt është toksike.
Ndonjëherë dashuria nuk zgjatë përgjithmonë
Filmat romantikë mund ta bëjnë fëmijën tuaj të mendojë se dashuria duhet të zgjatë tërë jetën. Por e vërteta është se dashuria ndonjëherë nuk zgjatë përgjithmonë dhe më mirë është ta përfundoni një lidhje e të vazhdoni me jetën. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
11 mënyra natyrale për të pasur më shumë qumësht gjiri
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Mbretëresha Mary në publik për herë të parë pasi mori titullin e saj të ri
Çka është mezoterapia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë