LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet të keni kujdes kur përdorni lente

Çfarë duhet të keni kujdes kur përdorni lente
Hispanic woman putting in soft contact lens to brown eye

Edhe nëse keni lente për përmirësimin e shikimit apo lente me ngjyrë për qejf, nëse harroni të kujdeseni për to mund të keni pasoja të rënda. Edhe nëse i mbani vënë për shumë kohë mund të dëmtojnë sytë tuaj.

Cila është gjëja e vetme që duhet të bëni kur përdorni lente? Të siguroheni që janë pastruar si duhet.

Sipas një raportimi nga Time, një studim i NYU Langone Medical Center zbuloi që njerëzit që përdorin lente kanë disa lloje bakteresh në sy që personat që nuk i përdorin lentet nuk i kanë.


Megjithëse, infeksionet e syrit të shkaktuara nga përdorimi i lenteve janë shumë të rralla, afërsisht 1 në 500 njerëz, në rastet që i mbajnë ato çdo ditë edhe kur flenë gjumë.

Gjithsesi duhet patur kujdes sa herë përdorni lente sepse ka disa gabime që duhet të shmangni.

Kur bëni dush apo notoni

Nuk duhet të mbani lente kur bëni dush apo gjatë verës kur shkoni në plazh ose pishina.

Kur përdorni të njëjtën mbajtëse

Mbajtësja e lenteve duhet ndryshuar çdo 3 muaj, sipas 1-800 Contacts.

Kur nuk kujdeseni për mbajtësen e lenteve

Nuk duhet të përdorni të njëjtin solucion për pastrimin e mbajtëses së lenteve dhe nëse e lani atë duhet ta lini të thahet përpara se të vendosni lentet.

Kur përdorni grim përpara se të vendosni lentet

Sipas Huffington Post, kur bëni grim përpara vendosjes së lenteve rrezikoni që grimi të grumbullohet në sy dhe si pasojë mund të keni dëmtim të retinës së syrit.

Kur mbani lentet vënë gjatë gjumit

Nëse flini me lentet vënë do të keni probleme me shikimin, sepse sytë bëhen më të ndjeshëm ndaj dritës.

Kur i përdorni lentet gjithë ditën

Sipas Time, ka një limit dhe mbajtja e lenteve, prandaj mund të përdorni edhe syzet gjatë ditës për të çlodhur sytë dhe për të bërë një pushim nga mbajtja e lenteve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori