LAJMI I FUNDIT:

“Çfarë dreqin po presim?”: Boris Johnson kritikon Mbretërinë e Bashkuar për ndihmën dhënë Ukrainës

“Çfarë dreqin po presim?”: Boris Johnson kritikon Mbretërinë e Bashkuar për ndihmën dhënë Ukrainës

Ish-kryeministri britanik ka thënë se perëndimi po zvarrit mbështetjen për Ukrainën dhe ka bërë thirrje për furnizim urgjent me armatim për këtë vend.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Boris Johnson ka sulmuar qeverinë për politikën e saj ndaj Ukrainës, duke thënë se ajo duhet të bëjë është të sigurojë urgjentisht më shumë armatime të kërkuara nga Kievi dhe duke pyetur perëndimin: “Çfarë dreqin po presim?”.

Duke shkruar për revistën Spectator, Johnson tha se mund të ishte një “shpenzim relativisht i parëndësishëm për një shpërblim të jashtëzakonshëm të mundshëm” nëse kombet perëndimore do të ofronin më shumë mbështetje ushtarake.


Ai bëri thirrje për një “ndjenjë shumë më të madhe urgjence në lidhje me programin tonë të ndihmës ushtarake”.

“E kam thënë më parë dhe e pyes përsëri: çfarë dreqin po presim?”, ka shkruar Johnson.

Shpërthime në territoret e pushtuara, ukrainasit sulmojnë bazën ushtarake ruse dhe flotën e tyre në Krime
Lexo po ashtu Shpërthime në territoret e pushtuara, ukrainasit sulmojnë bazën ushtarake ruse dhe flotën e tyre në Krime

Ai tha se ukrainasit nuk donin fjalë të ngrohta, por “armë për të përfunduar luftën – dhe kështu thjesht nuk e kuptoj pse ne vazhdojmë të zvarritemi”.

“Pse jemi gjithmonë kaq të ngadaltë?”, tha ai. “Si mund t’i shikojmë këta burra në sy dhe ta shpjegojmë vonesën? Gjatë gjithë kësaj lufte ne i kemi nënvlerësuar ukrainasit dhe e mbivlerësuam Putinin dhe të njëjtën gjë po bëjmë edhe sot”.

Johnson e drejtoi mesazhin e tij jo vetëm për Mbretërinë e Bashkuar, por edhe për SHBA-në dhe vende të tjera perëndimore, si dhe “vendet luhatëse” globalë, si India.

Ndryshe, vënë në pah mediat, asnjë vend perëndimor nuk ka ofruar trupa për Ukrainën, por SHBA-ja ka ofruar ndihmë ushtarake prej më shumë se 43 miliardë dollarë që nga fillimi i administratës së Joe Biden.

Ndërsa Mbretëria e Bashkuar është donatori i dytë më i madh, që ka dhënë 4.6 miliardë funte në ndihmë ushtarake për Ukrainën deri më tani.

Ajo është përfshirë gjithashtu në një program trajnimi të 30,000 të rinjve dhe personelit ekzistues ukrainas deri në fund të vitit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë

"Mos u shqetësoni shumë për Putinin, se do të përfundoni si Evropa", Trump u drejtohet amerikanëve

Botë
Edhe pse Trump pretendon se Zelensky nuk e falënderoi

Edhe pse Trump pretendon se Zelensky nuk e falënderoi "mjaftueshëm" SHBA-në, faktet flasin ndryshe

Evropa
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Evropa
Kalo në kategori