LAJMI I FUNDIT:

Çështja e të pagjeturve dhe krimeve serbe duhet të adresohen në dialog

Çështja e të pagjeturve dhe krimeve serbe duhet të adresohen në dialog

Zëvendësministrja e Jashtme, Liza Gashi deklaroi sot se çështja e personave të zhdukur, dëmshpërblimet e luftës dhe njohja e krimeve dhe gjenocidit të kryer nga shteti serb duhet të adresohen në procesin e dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Ajo këto komente i bëri në konferencën akademike ndërkombëtare me temën “Politika e jashtme e Kosovës – një qasje proaktive”, organizuar nga Akademia Diplomatike e Kosovës, ku u tha ideja për ndryshime territoriale është e gabuar dhe se politik-bërësit e Kosovës duhet të tregohen të kujdesshëm në këtë drejtim.

Gashi tha se integrimi euroatlantik i Kosovës duhet të sigurohet pasi është një çështje e konsensusit kombëtar dhe shoqëror.


“Kosova është e përkushtuar ndaj dialogut. Një dialog parimor nënkupton një dialog të bazuar në parimin e reciprocitetit. Kosova gjithmonë ka qenë e përkushtuar për dialog. Kosova pa dyshim është e përkushtuar për të drejtat e njeriut për të gjithë, veçanërisht për pakicat. Shpresojmë që pala tjetër të bëjë të njëjtën gjë. Drejtësia dhe paqja shkojnë krah për krah njëra-tjetrës. Masat e ndërtimit të besimit kërkohen për të ndihmuar procesin. Personat e zhdukur, dëmshpërblimet e luftës dhe njohja e krimeve dhe gjenocidit duhet të adresohen. Kjo është një çështje e një rëndësie jetike dhe shkon përtej politikës. Kjo është një çështje humanitare dhe në fund të fundit ka të bëjë me vlerat e shoqërive të lira dhe demokratike”, tha Gashi.

Për më tepër, zëvendësministrja Gashi theksoi se Kosova është e ekspozuar ndaj kërcënimeve hibride nga Serbia dhe Rusia, të cilat për synim kanë destabilizimin e rajonit.

“Ne jemi të ekspozuar ndaj kërcënimeve hibride: siç janë sulmet kibernetike, fushatat dezinformuese dhe bashkëpunimi ushtarak midis Serbisë dhe Rusisë (baza Nish) me një qëllim të qartë për të destabilizuar të gjithë rajonin duke delegjitimuar besimin në proceset demokratike dhe institucionet”, u shpreh ajo.

Drejtori i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, David Phillips është shprehur kundër idesë për shkëmbim të territoreve. Ai kërkoi nga politik-bërësit në Kosovë të mos diskutojnë rreth kësaj teme.

“Gjëja tjetër që ne kemi harxhuar shumë kohë për ndryshime territoriale apo ndërrime territoriale. Kjo ka qenë një ide shumë e keqe që nga fillimi dhe akoma është ide e keqe dhe nuk dua të vazhdoj kjo ide. Projekti i Millosheviqit ka qenë kjo për të krijuar një shtet të tillë dhe Serbia nuk duhet të jetë në gjendje që të arrijë për të krijuar në negociata në tavolinën e bisedimeve atë që nuk ka arritur të bëjë spastrimin etnik në kohë lufte. Kjo duhet të hidhet prapa neve dhe politikanët e Kosovës duhet të jenë të kujdesshëm që mos të rinovojnë diskutimet për ndryshime territoriale apo shkëmbime territoriale është një propozim që është bërë dhe më nuk duhet të bëhet”, tha ai.

Profesori Phillips është shprehur kritik për zgjatjen e dialogut Kosovë-Serbi. Ai thotë se gjithnjë ka munguar një agjendë e qartë për këto bisedime.

Sipas tij edhe marrëveshjet e arritura të cilat nuk po gjejnë zbatim asnjëherë nuk kanë arritur ta prekin çështjen kryesore që është arritja e një marrëveshje për njohje reciproke.

“Dialogu me Serbinë dhe Kosovës është i një rëndësie të madhe. Jam kritik ndaj dialogut pasi ka zgjatur shumë, ka munguar qartësia. Agjenda e këtyre bisedimeve asnjëherë nuk është definuar qartë. Është folur shumë për ruajtjen e pavarësisë së Kosovës dhe sovranitetin bazuar në njohjen reciproke Kosovë-Serbi dhe nuk mund të injorojmë faktin se kanë kaluar 10 vjet që keni negociuar me marrëveshje të ndryshme për tabela dhe çështje të tjera, por kurrë nuk kanë prekur çështjen kryesore që prek dy vendet. Negociatat e këtyre marrëveshjeve të vogla nuk na ka ofruar në objektivin e fundit e që është njohja reciproke që në fakt mund të pengojë realizimin e atij synimi”, tha ai.

David Phillips në adresimin përmes video-lidhjes tha se Serbia po bënë lojëra me dialogun dhe vetëm po tenton që ta vonojë atë. Ai tha se në dialog duhet të adresohet edhe çështja e personave të zhdukur, pa të cilën vështirë se do të ketë një pajtim i vërtetë.

“Strategjia e Serbisë në negociata nuk është te njohja reciproke, Serbia po luan një lojë të gjatë, të madhe që vetëm të promovojë vonesa duke shpresuar që komuniteti ndërkombëtar do ta humbë atë interesin dhe Serbia akoma nuk e ka pranuar se e ka humbur Kosovën si rezultat i krimeve të Millosheviqit dhe që Kosova më nuk do t’i kthehet Serbisë dhe që duhet të ecën përpara dhe që kjo të ndodhë duhet të implementohen marrëveshjet aktuale, por duhet t’i adresojmë çështjet emocionale.

Janë ende mbi 1600 të zhdukur. Derisa ka mungesë të llogaridhënies dhe informacionit se çka ka ndodhur me këta persona të zhdukur, do të jetë e vështirë të kemi pajtim të vërtetë dhe pajtimi duhet të bazohet në një marrëveshje finale për njohje reciproke kështu që duhet të adresojmë çështjen e personave të zhdukur”, tha Philips.

Në konferencën akademike, ndërkombëtare, me temën “Politika e jashtme e Kosovës – një qasje proaktive” ishin të pranishëm diplomatë e deputetët të Kuvendit të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori