LAJMI I FUNDIT:

Ç’është një gazetar i mirë?

Ç’është një gazetar i mirë?

Nga: Mit’hat Frashëri

Shtypi s’duhet të jetë pasqyra e kafeneve, vëndi i fjalimeve të zbraztë. Duhet të jetë shkolla e moralizimit, kopështi i një jete morale, shkolla e së vërtetave politike dhe shoqërore, predikimi për zhvillim mendor dhe shpirtënor, e një disipline vullnetare e një rregulle të inspiruarë prej amorit dhe dashurisë, duke kupëtuarë drejt dhe vërtet interesin tënë.

Me këtë mënyrë gazetarit i bie mbi supat barra më e madhe; roli i tij është i komplikuarë, se duhet të jetë, tër n’atë kohë, edhe një mjek që shëron smundjenë, edhe një meshtar që përkujdesetë për shpirtin, edhe një avokat që i mbron të drejtat, edhe një gjykatës që i ndan gjyqin.


Dotë më pyes dokush: Po cili është feneri që duhet t’i ndritnjë udhën dhe gjykimin e një gazetari, cili është kriteri me të cilin do të gjejë udhën e vërtetë në këtë dedalë kaqë të përdredhurë?

Do të them: Ndërgjegja e tij, ajo ndërgjegje që duhet të prijë çdo patriot, çdo akt të patriotizmësë, me një amor mistik të këti trualli që i themi Shqipëri, të këti populli që e quajmë Shqipëtar.

Në qoftë se nuk’e ké këtë dritë në zemrët tënde, në qoftë se nukë ndjen një dashuri, një dhembshuri të pakuzuarë për vëllezërit dhe truallin e tyre, ahere largohu nga gazeta: hiq bëhu bakall ose më mirë: bëhu kasab.

Në trend Kultura

Më shumë
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Kulture
KANGË

KANGË

Poezi
“Komedia”

“Komedia”

Kulture
ALKIMIA E FJALËS

ALKIMIA E FJALËS

Poezi
“Jetë e humbun”, leximi i dytë

“Jetë e humbun”, leximi i dytë

Kulture
Kalo në kategori