LAJMI I FUNDIT:

Censusi i popullsisë në Shqipëri, Rama: Proces me standard evropian, legjislacion të avancuar për minoritetet

Censusi i popullsisë në Shqipëri, Rama: Proces me standard evropian, legjislacion të avancuar për minoritetet

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke folur për censusin e ri të popullsisë dhe banesave në vend, tha se ndihet krenar për faktin se si vendi ynë i ka integruar minoritetet. Ai tha se Shqipëria ka legjislacionin më të avancuar evropian sa i përket minoriteteve dhe se askush nuk mund t’i japë leksione për këtë çështje.

“Jam shumë krenar për shumë gjëra për Shqipërinë por një nga gjërat që më bën më shumë është që Shqipëria ka legjislacionin më të avancuar evropian, është në kategorinë e parë, për legjislacionin për minoritetet. Legjislacionin e ri kemi bërë pa na e kërkuar kush por deshëm një legjislacion optimal, rrezatues dhe për këtë jam shumë krenar.


E dyta, jam krenar për mënyrën se si Shqipëria i ka integruar dhe trajtohen minoritetet pa diskriminim. Nëse ka probleme për dikë apo disa në një komunitet etnik tjetër janë probleme që janë njësoj në komunitetet me etni shqiptare. Nuk ka asgjë të ndryshme. Nuk ka një minoritar të vetëm që të thotë se kam një problem që lidhet me faktin se jam me një etni tjetër dhe këtë nuk e gjeni dot tek askush që është me kombësi shqiptare.

Prandaj ne e dimë shumë mirë se ka në çdo aspekt gjëra për të përmirësuar edhe për minoritetet, për jetën dhe mirëqenien e tyre, siç ka për të gjithë komunitetet me kombësi shqiptare, por jemi në një pozitë që mund ta themi me plot gojën se por leksione për minoritetet Shqipërisë nuk i jep dot askush”, përfundoi kryeministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori