LAJMI I FUNDIT:

Çelaj: Patriot është ai që krijon vende të reja të punës e jo ai që proteston

Çelaj: Patriot është ai që krijon vende të reja të punës e jo ai që proteston

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, Lirak Çelja, ka prezantuar sot para investitorëve të kryeqytetit programin qeverisës për katër vitet e ardhshme, me ç’rast është zotuar se qasja e tij ndaj bizneseve dhe investitorëve do të jetë krejt ndryshe nga ajo që ka qenë në mandatet e kaluara.

Ai përmes një sllajdi ka prezantuar projektet madhore që parasheh t’i realizojë për katër vitet e ardhme përmes investuesve.


Kandidati për të parin e Prishtinës po ashtu premtoi lehtësira për çiftet e reja në Prishtinë, arsim kualitativ dhe shëndetësi më të mirë.

“Qasja ime ndaj biznesit, punëdhënësit do të jetë krejt ndryshe prej atyre që ka qenë përpara. Unë e kam përsëritur vazhdimisht që nëse ka qenë përpara patriotizëm për të luftuar, protestuar, me u burgos me rezistuar, sot për mua patriot është ai që e krijon një vend të ri të punës. Prandaj unë këta patriotë që hapin vende të reja të punës për mua kanë vlerë shumë më të madhe se presidenti, ministri, kryeministri se vetë kryetari i Komunës, secili njeri tjetër, sepse sot për mua janë patriotë ata që kujdesen për mirëqenien e qytetarit. Prandaj, unë do t’i hap të gjitha dyert për këta njerëz, për këtë shtresë, të cilat e zhvillojnë vendin”, tha Çelaj.

Ai po ashtu tha se do të japë leje ndërtimi, pasi qyteti zhvillohet duke u ndërtuar.

“Ju keni dëgjuar vazhdimisht në katër vitet e fundit që është folur gjithmonë thuajse është në luftë dikush me biznesin, është munduar për të kriminalizuar biznesi, me u trajtua si një grup kriminelësh. Ndërtuesit është bërë garë se kush ka dhënë më pak leje për të ndërtuar, jo kush ka dhënë më shumë. Unë konsideroj se një qytet matet me zhvillimin e qytetit, matet me atë se sa është i ndërtuar dhe jo sa është i pa ndërtuar, prandaj unë kam vendosur me u hap dyert të gjithë ndërtuesve.

Në këtë projekt specifik që e patë, pjesa kryesore e këtij projekti do të realizohet në parkun industrial për të cilin janë diku rreth 200 hektarë pronë e komunës që është në pjesën afër Bërnicës atje, për të cilën ne e kemi prezantuar edhe Prishtinën digjitale dhe këtë projekt konkret që e patë. Dhe ky projekt dallimi i prezantimit të këtij projekti që nuk është vetëm projekt ideor, por kemi edhe njerëz të interesuar, të cilët kanë garantuar që do të investojnë”, tha Çelaj.

Po ashtu Çelaj, ka premtuar se në Gollak do të investohet në ferma, bujqësi e po ashtu do të koncentrohet në investime në parkun industrial.

“Gollaku e kemi përmendur po ashtu si pjesë e bujqësisë, ju e patë edhe pjesën e fermave që është këtu që do të realizohet, parku industrial, panairi i madh, pastaj i kemi dhënë hapësira të madhe asaj që është fol për katër vite në komunën e Prishtinës e nuk është realizuar asgjë që është banimi me kosto të përballueshme dhe pjesë e kompensimit të këtyre investitorëve për këtë shtresë do të jetë kosto e përballueshme për banor, ku kosto mund të jetë deri në 300 euro për metër katror, të cilët pasi paguhen me kamatë të lirë, pa kamatë do të jetë e përballueshme për dhjetë vite të bëhet kjo pagesë”, tha Çelaj.

Prioritet tjetër do të kenë edhe çiftet e reja, për të cilët tha se do t’i ndihmojnë për të përballuar koston e banimit. Ai po ashtu ka thënë se është për keqardhje që qyteti i Ferizajt është më i zhvilluar se sa Komuna e Prishtinës. Për këtë thotë se ai do të jetë i hapur për bizneset dhe projektet madhore.

Në trend

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 2 me 80% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 2 me 80% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Kalo në kategori