Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LVV, Hajrulla Çeku ka takuar qytetarët në Kodrën e Trimave.

Ai para qytetarëve u zotua se platforma e tyre do të sjellë lagje funksionale, e mirëqenie e barazi, transmeton Telegrafi.


"Kodra e Trimave sot tregoi vrrullin e ndryshimit që po vjen në Prishtinë. Platforma jonë do të sjellë lagje funksionale hapësira komunitare, mbështetje për bizneset dhe mirëqenie e barazi për qytetarët", ka pohuar ai.



Tutje, ai deklaroi se "Bashkë do ta bëjmë Prishtinën qytet të barabartë, të zhvilluar dhe të jetueshëm për secilin. Bashkë, për Prishtinën tonë"./Telegrafi/