Hajrulla Çeku, kandidat për Kryetar të Prishtinës, takoi stafin e Stacionit të Autobusëve.

"Në këtë bashkëbisedim, punëtorët ndanë përvojat e tyre, sfidat në të kaluarën dhe suksesin e kësaj ndërmarrje nën menaxhimin e suksesshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! si aksionarë", thuhet në njoftimin e Çeku.



Çeku tha se i konsideron ndërmarrjet publike si instrumenti më i rëndësishëm në shërbim të qytetit, duke sjellur kështu edhe fitim përmes punës së menaxhuar me sukses.

Ndër te tjerash, Çeku shtoi se kjo ndërmarrje është shembull për t’u ndjekur edhe nga ndërmarrjet e tjera.