LAJMI I FUNDIT:

Çekia krijon sistem të centralizuar të “karantinës së mençur”

Çekia krijon sistem të centralizuar të “karantinës së mençur”

Zëvendëskryeministri i Republikës Çeke, Jan Hamacek, tha se qeveria e këtij vendi do të krijojë një mekanizëm të ri për të koordinuar sistemin e “karantinës së mençur”.

Në këtë mekanizëm u tha se do të jenë të përfshirë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të asaj të Shëndetësisë.

Thirrjet e mëhershme që sistemi të merret përsipër nga ushtria, janë refuzuar nga ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech.

“Karantina e mençur”, e cila përfshin një bazë të centralizuar të të dhënave dhe aplikacione për gjurmim të kontakteve, është ofruar si mjet për luftimin e përhapjes së coronavirusit në pranverë, por prezantimi i saj është shtyrë vazhdimisht.

Ndërkohë, autoritetet çeke i kontrolluan shifrat e rasteve me coronavirus në fundjavë dhe gjetën se numri i pacientëve të shëruar ishte për 1,775 më i lartë sesa raportohej më parë.

Republika Çeke ka konfirmuar gjithsej 15,324 raste me coronavirus, prej të cilave 11,429 janë shëruar.

Auditimi i shifrave u bë pas javës kur u regjistruan mbi 200 raste të reja në ditë.

Vetëm 15 pacientë në gjithë Çekinë janë në gjendje serioze ose në kujdes intensiv.

Shumica dërrmuese e rasteve me coronavirus janë asimptomatike ose të buta.

Praga i hoqi të hënën kufizimet e hyrjes për udhëtarët nga Suedia, që do të thotë se e gjithë Evropa tani është “e gjelbër” në hartën çeke të udhëtimit.

Udhëtimi nga Republika Çeke aktualisht është i kufizuar në Estoni, Letoni dhe Qipro. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Kalo në kategori