LAJMI I FUNDIT:

Çekia edhe në të ardhmen do të mbështet Maqedoninë në proceset eurointegruese

Çekia edhe në të ardhmen do të mbështet Maqedoninë në proceset eurointegruese

Nëse menaxhohet situata me ndryshimet kushtetuese, dera e BE-së për anëtarësim të Maqedonisë do të hapet. Këtë porosi e dërguan përfaqësuesit e ministrisë së jashtme çeke gjatë vizitës së tyre në ambasadën çeke në Shkup. Pas takimit me zëvendëskryeministrin Mariçiç dhe në vigjilje të vizitës së ambasadorëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimorë të cilët në dy ditët e ardhshme do të qëndrojnë në Shkup, përfaqësuesit çek thanë se mbështetja e Çekisë për RMV-në do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Rezultatet e procesit të skriningut të BE-së, siç kemi dëgjuar kanë qenë shumë pozitive, kështu që ju jeni në rrugën e drejtë dhe nëse e menaxhoni çështjen e ndryshimeve kushtetuese, do të hapet dera për anëtarësim në BE, sepse BE është e vetëdijshme për rëndësinë strategjike që Ballkani Perëndimorë duhet të ec përpara me integrimet. Nëse këto pengesa largohen në parlament, vërtet ato do të hapen, jam i sigurt”, deklaroi Martin Koshatka, përfaqësues i ministrisë së jashtme çeke.


“Presidenca çeke ka mbaruar në dhjetor të vitit të kaluar dhe ne jemi munduar të jemi aktiv dhe të rrisim marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, kishim konferenca dhe seminare të organizuara këtu dhe atje, në Shkup dhe Sofje… Kishim përgjigje të mira prej të dyja palëve, disa lloj arritjesh të mira”, u shpreh Jaroslav Ludva, ambasador.

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori