Kosova është e përkushtuar në luajtjen e një roli konstruktiv si në Procesin e Berlinit edhe në marrëveshjen e CEFA-s.
Kështu është thënë në tryezën e organizuar nga Komisioni për Integrim Evropian në bashkëpunim me GIZ-in, me temën e diskutimit: “Rritja e integrimit rajonal: Roli i Kosovës në Procesin e Berlinit dhe në kryesimin e CEFTA-s”.
Gjatë kësaj konference është thënë se pengesat aktuale për rritjen e integrimit rajonal duhet të jenë të zgjidhura.
Ambasadori i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ka thënë se Kosova duhet të punojë bashkë me fqinjët e saj, pasi sipas tij vetëm ashtu mund të shfrytëzohet potenciali i rajonit.
“Integrimi në tregun e vetëm vjen vetëm pas integrimit në regjion dhe planit të rritjes…Nëse Kosova dhe Serbia do të jenë në zonën e vetme të pagesës së BE-së duhet të zgjidhen disa çështje që janë të pazgjidhura se si të transferohen para nga Beogradi në Kosovë pa pagesë..Për Serbinë dhe Kosovën, kushti është që ata të angazhohen aktivisht me një proces të matshëm dhe rezultate të pritshme me qëllimin që të implementojnë të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja e kaluar për normalizim.
Marrëdhëniet e mira janë shumë të rëndësishme për të gjithë edhe për Kuvendin dhe udhëheqësit e juaj dhe anëtarët e parlamentit që të dinë rëndësinë se sa është kjo e rëndësishme për integrimin evropian. Pengesat aktuale ndaj Kosovës duhet të jenë të zgjidhura. Qasja nëpër tregun e përbashkët evropian, Kosova duhet të punojë bashkë me fqinjët e vet dhe vetëm bashkë mundeni të shfrytëzoni potencialin e rajonit. Integrimi i tregut në një treg të përbashkët është një prej shtyllave të tregut të rritjes”, është shprehur Szunyog.
Ndërsa, kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi ka thënë se Kosova është e fokusuar ne zbatimin e reformave që jo vetëm të përfitoj ekonomia por do të kontribuojë edhe në prosperitetin e përgjithshëm të rajonit.
Krasniqi, ka shtuar se Kosova është e përkushtuar në luajtjen e një roli konstruktiv si në Procesin e Berlinit edhe në marrëveshjen e CEFA-s.
“Përfshirja e Kosovës në Procesin e Berlinit thekson përkushtimin tonë për stabilitetin rajonal dhe gatishmërinë tonë për të punuar me fqinjët tanë. Duke marrë pjesë në këtë proces ne synojmë të kontribuojmë në zhvillimin e përgjithshëm të Ballkanit Perëndimorë dhe të na ofrojë me qëllimin tonë të përbashkët për anëtarësimin në Bashkimin Evropian..Ne jemi të fokusuar në zbatimin e reformave që jo vetëm do të përfitojë ekonomia jonë por edhe do të kontribuojë edhe në prosperitetin të përgjithshëm të rajonit.
Integrimi rajonal është një nga objektivat e rëndësishme të politikës sonë ekonomike duke forcuar lidhjet tona me vendet fqinje.. Kosova është e përkushtuar në luajtjen e një roli konstruktiv si në Procesin e Berlinit edhe në marrëveshjen e CEFTA-s.I bëj thirrje BE-së që të heqin masat e vendosura ndaj Kosovës, është një vend pro evropian dhe duhet të iu hapen rrugët drejt për integrimin evropian bashkë me vlerat demokratike të saj”, ka thënë Krasniqi.
Po ashtu, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve, Zef Dedaj ka shtuar se CEFTA është një mekanizëm i domosdoshëm për Kosovën.
“Duke e ditur rëndësinë e tregut të Samitit të Berlinit, Kosova menjëherë ka filluar që të dizajnojnë ligjet e nevojshme të cilat janë në harmoni me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të BE-së..Unë insistoj dhe mendoj që Kosova ka qenë në disa fusha shteti më profesional në përmbushjen e obligimeve që kanë dalë krahasuar me vendet tjera të CEFTA-s, ndonëse në një pozicion jo të barabartë dhe jo të plotë sikur shtet e tjera…CEFTA është një mekanizëm i domosdoshëm për Kosovën, sepse neve na obligon t’i zbatojmë obligimet që kanë dalë nga Samiti i Berlinit, ndonëse kemi padrejtësi”, ka shtuar ai.
Sipas, zëvendës ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Mathias Conrad, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë dhe të gjejnë zgjidhje konstruktive për përfitimin e të gjithëve përkundër rrethanave të vështira politike.
“Procesi i Berlinit sivjet feston 10-vjetorin dhe po dëgjojnë fjalën se ai po kthehet tek shtëpia por është pjesërisht e vërtetë pasi ai s’ka të bëj me Berlinin por me Ballkanin Perëndimor. Andaj vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë, të jenë në gjendje me ngrit pesha të renda dhe të gjejnë zgjidhje konstruktive për përfitimin e të gjithëve përkundër rrethanave të vështira politike, por ju jeni ata qe duhet me e bë punën, dhe ta keni të qartë që Qeveria jonë do të vazhdoj të punoj për hapjen e burimit dhe kemi ambicie të larta, duke ofruar partneritet që është votuar vitin e kaluar në Tiranë, ambicien e kemi të lartë dhe gjithëpërfshirëse”, ka shtuar ai.
Ndërkaq, ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së CEFTA-s, Danijela Gaçeviq ka theksuar se kur Kosova të bëhet pjesë e BE-së jo vetëm duhet të jenë në garë me kompanitë rajonale por edhe kompanitë brenda BE-së.
“Roli i CEFTA-s këtu është e dyfishtë, nga një anë ne përpiqemi me i përkrahë kompanitë në ketë rrugëtim shumë kompleksë, sepse kur të bëheni pjesë e BE jo vetëm do të duhen me qenë në garë me kompanitë rajonale por edhe me kompanitë brenda BE-së..Jemi në vitin e fundit të një plani veprues për një treg të përbashkët rajonal.Jemi të përfshirë në aktivitete tregtarë, mallra shërbime dhe çështje tjera..48:09 Ky proces do të sigurojë zbatimin e zotimeve dhe të kemi një lehtësim të të gjithave që jemi dakorduar tashmë”, ka theksuar Gaçeviq./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndërpritet pragu i alarmimit në Strumicë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje dhe një tjetër arratiset
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025