CEFTA: Lehtësirat mes vendeve të Ballkanit Përendimor realizohen kur kalohet nga fjalët në vepra
Krijimi i tregut të përbashkët rajonal premton rritje të tregtisë, rritje ekonomike, hapje të vendeve të punës, rritje të lëvizshmërisë, avancim të infrastrukturës dhe bashkëpunim më të ngushtë rajonal, duke sjellë përfitime të panumërta si për qytetarët ashtu edhe për bizneset në Ballkanin Perëndimor.
Këto ishin zotimet e liderëve të Ballkanit Perëndimor drejt bashkëpunimit rajonal të bëra në vitin 2020, të cilat i rikujtoi u.d. Drejtoresha e Sekretariatit të CEFTA-s, Danijela Gasheviq, në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit 2023.
“Shtatë vendime jashtëzakonisht të rëndësishme janë dakorduar në nivel të ekspertëve dhe duhet të miratohen nga Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s. Ato kanë potencialin që jo vetëm t’i transformojnë ekonomitë tona, por edhe për të përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve tanë. Këto vendime, përfitimet e të cilave prekin nga mikro-ndërmarrjet tek korporatat shumëkombëshe dhe nga ekonomitë individuale familjare tek komuniteti i gjerë, ofrojnë rritje, prosperitet dhe mundësi të gjera. Megjithatë, ende nuk janë përjetuar përfitimet e mirëfillta – ndryshimet e prekshme që ndjehen në ekonomi familjare dhe tregje – pasi që këto vendime janë ende në pritje të zbatimit”, tha Gasheviq në sesionin me temë “Integrimi i rajonit në tregun e vetëm dhe përmirësimi i konvergjencës me BE-në”.
Ajo ka theksuar se zgjidhjet inovative në fusha si lëvizshmëria profesionale, lehtësimi i tregtisë, tregtia elektronike, shërbimet për dorëzim të pakove ndërmjet palëve dhe procedurat doganore, mund të realizohen vetëm kur bashkëpunimi rajonal të kalojë nga fjalët e thjeshta në veprime të prekshme.
Gasheviq tha se kjo është veçanërisht e rëndësishme në klimën aktuale të rritjes së inflacionit, i cili gërryen të hyrat reale, zbeh besimin e konsumatorëve dhe të biznesit, çon në norma më të larta interesi dhe kufizon fleksibilitetin fiskal të qeverisë.
“Teksa ne si rajon kemi bërë shumë në drejtim të lehtësimit të tregtisë dhe krijimit të mundësive tregtare, puna nuk është e përfunduar. Zhvillimi i vazhdueshëm është imperativ për të korrur vërtet frytet e këtyre iniciativave”, u shpreh u.d. drejtoresha e Sekretariatit të CEFTA-s.
Në njoftimin për media thuhet se CEFTA mbetet e përkushtuar për trajtimin e barrierave jo-tarifore, thjeshtimin e dokumentacionit për mallra dhe shërbime, promovimin e digjitalizimit të tregtisë dhe respektimin e politikave dhe standardeve të BE-së.
Aty thuhet po ashtu se përpjekjet e përforcuara për të zbatuar Planin Ekonomik dhe të Investimeve, së bashku me iniciativat si Korsitë e Gjelbra CEFTA-TCT, pritet të përshpejtojnë zhdoganimin e mallrave dhe të minimizojnë kohën e pritjes në kufi.
“CEFTA kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në zgjerimin ekonomik. Në vitin 2022, tregtia e mallrave u rrit në 8.8 miliardë, duke shfaqur një rritje mahnitëse prej 112% që nga viti 2014. Barometri Ballkanik tregon se në vitin 2022, 61% e kompanive përfituan nga CEFTA, një rritje e dukshme nga 37% në 2015. CEFTA është optimiste se Plani i ardhshëm i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i shpallur nga Komisioni Evropian, do t’i përshpejtojë këto procese, duke i dhënë hov përafrimit socio-ekonomik të rajonit me tregun e vetëm të BE-së”, thuhet në komunikatën e CEFTA-s.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City