LAJMI I FUNDIT:

CEED Leaders Talk një përgjigje botërore me ndikim lokal

CEED Leaders Talk një përgjigje botërore me ndikim lokal

Kriza botërore shëndetësore e cila ka prekur çdo ndërmarrës në secilën qendër të CEED-it nëpër botë e ka bërë të qartë se kërkohet një përgjigje botërore për të përballuar sfidat e njëjta në kontekste të ndryshme.

Për këtë arsye njëri ndër aktivitetet e organizuara për mbështetje të ndërmarrësve të CEED është e ashtuquajtura “CEED Global Leaders Talk” ku në takimin e fundit patëm rastin të bashkëbisedojmë me Riccardo ILLY-in me temën “Looking to the Future” – “Të shikojmë në të ardhmen”.


Riccardo Illy – është gjenerata e tretë e udhëheqësve të kompanisë gjigante Gruppo Illy. Përveç kafesë Illy, Gruppo Illy ka në pronësi edhe brendet si Domori (Premium Chocolate), Dammann Freres (çaj); Mastrojanni (verari) e po ashtu ky grup është investitor ne Agrimontana.

Bashkëbisedimi u fokusua në pasojat e pandemisë në kompanitë italiane dhe ato globale, si do të duket ekonomia pas karantinës dhe ndryshimet e mundshme që bizneset do të pësojnë në vazhdimësi. Se cili do jetë ritmi me të cilin do të përballemi, se çka do të zhduket apo çka do të vazhdojë të mbetet e njëjtë.

Riccardo Illy na këshillon se çfarë do vendimi që do mund të marrim si udhëheqës të bizneseve kurrë nuk duhet që të ndalojmë / reduktojmë marketingun.

Ai u shpreh se duhet që gjithmonë të punojmë në përmirësimin e produkteve, konkurrojmë me çmime mirëpo mund të ofrojmë lehtësime për klientët tanë sidomos për t’ju ndihmuar në kohë krizash.

Kërkesa nuk plotësohet nga oferta; përkundrazi sipas Riccardo Illy-it oferta është ajo e cila duhet ta krijojë kërkesën.

Në takimin online me Riccardo Illy, ndërmarrësit kosovarë, anëtarë të CEED Kosova, patën mundësinë që t’i drejtojnë pyetje direkte dhe të marrin përgjigje në kohë reale nga ai.

CEED Kosova në bashkëpunim me CEED Global dhe qendrat tjera në rajon dhe botë, kanë bërë të mundur që para ndërmarrësve nga e gjithë bota dhe para ndërmarrësve kosovarë të sjellin Riccardo Illy-në; gjeneratën e tretë udhëheqëse të Gruppo Illy.

Pjesë e CEED Global Talks përveç Riccardo Illy-të kanë qenë pjesë edhe ndërmarrës dhe folës tjerë si:
Jeff HoffmanLeading Through the Storm
George ZhangLessons from China
Juan Fermin RodriguezNavigating a COVID-19 Disruption
Maria AnselmiTransforming your business remotely and virtually
John KuruvillaOpportunities in a Challenge

CEED Kosova edhe gjatë kësaj krize botërore ka qëndruar afër ndërmarrësve kosovarë dhe gjithë komunitetit duke u munduar që së bashku t’i tejkalojë sfidat që pandemia ka sjellë në ekonominë kosovare dhe atë botërore.

Për më shumë informata në lidhje me veprimtarinë e CEED Kosovo dhe CEED Global, mund ta ndiqni në rrjetet sociale Facebook, LinkedIn dhe Instagram si dhe mund të kontaktoni përmes e-mailit: info@ceed-kosovo.org.