LAJMI I FUNDIT:

Çdo i teti fëmijë në Maqedoni është jashtë martese, në BE çdo i dyti

Çdo i teti fëmijë në Maqedoni është jashtë martese, në BE çdo i dyti
Foto: Ilustrim

Rreth 12 për qind nga numri i përgjithshëm i fëmijëve të lindur të gjallë në Maqedoni në vitin 2016 kanë lindur jashtë martese, tregojnë të dhënat e Eurostat, derisa në Bashkimin Evropian mesatarja është 42 për qind.

Në vendet e rajonit sipas Eurostat, ky numër lëvizë nga 58,6 për qind në Bullgari, 41,6 në Kosovë, 26 në Serbi, 19 në Kroaci deri në 9,4 për qind në Greqi.


Mesatarja në nivel të BE-së, është për rreth 15 për qind mbi vlerësimin në vitin 2000, prej ku gradualisht shënon rritje prej rreth një pikë përqindje në vit. Kjo sinjalizon ndryshim të vlerave familjare, gjegjësisht rritje në numrin e lidhjeve jashtëmartesore dhe çifteve, si dhe prindërve të pavarur.

Në tetë vende anëtare të BE-së në vitin 2016 sipas Erostat, ka më shumë fëmijë të lindur gjallë jashtë martesa. Në Francë si të tillë janë të regjistruar 60 për qind, në Bullgari dhe Slloveni 59, Estoni 56, Suedi 55, Danimarkë 54, Portugali 53 dhe Holandë 50 për qind. Për krahasim, mbi 80 për qind nga fëmijët e lindur të gjallë në Greqi, në Kroaci dhe Qipro janë të regjistruar në bashkësi martesore.

Mes vitit 2015 dhe 2016 numri i fëmijëve të lindur jashtë martese shënon rritje në pothuajse çdo vend anëtar të BE-së, me përjashtim të Estonisë, Italisë, Lituanisë, Hungarisë dhe Britanisë së Madhe.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori