LAJMI I FUNDIT:

Ç’do të thotë nëse shihni shpesh numrin 6? Numerologjia shpjegon fenomenin

Ç’do të thotë nëse shihni shpesh numrin 6? Numerologjia shpjegon fenomenin

Ky numër ka lidhje me përgjegjësitë, fokusin në familje, martesën, divorcin dhe çështjet e punës

Numri 6 është i lidhur me djallin në Bibël. Por, në sistemin e besimit shpirtëror të numerologjisë, i cili u jep kuptim numrave përtej vlerës së tyre matematikore, numri 6 nuk ka asgjë për t’u frikësuar, madje mund të jetë një mesazh i lidhur me nevojën tuaj për t’u shëruar.


Kjo sepse, në numerologji gjashta merr rolin e një numri engjëlli.

Në mënyrë tipike, numrat e engjëjve, duke përfshirë numrin 6, interpretohen si përçues të një mesazhi, qoftë nga të afërmit tuaj që kanë ndërruar jetë apo diçka e shkruar nga universi.

Ky mesazh shfaqet kur ju keni nevojë ta dëgjoni më së shumti dhe numri i engjëllit shihet si gjithçka, përveç rastësisë.

Cili është kuptimi i numrit 6?

Numerologia Joy Woodward, autore e një botimi për numerologjinë, thotë se numri 6 ka të bëjë vetëm me ekuilibrin dhe detyrën.

“Ky numër ka lidhje me përgjegjësitë, fokusin në familje, martesën, divorcin dhe çështjet e punës,” thotë ajo.

Nëse jeni i dhënë pas astrologjisë, mund të mendoni për engjëllin numër 6 si mishërim i tipareve klasike të Virgjëreshës. Virgjëresha është shenja e gjashtë në renditjen e zodiakut dhe sundon shtëpinë e gjashtë të rutinës së përditshme, shërbimit dhe mirëqenies.

Cili është numri i rrugës suaj jetësore dhe si ta llogaritni atë?
Lexo po ashtu Cili është numri i rrugës suaj jetësore dhe si ta llogaritni atë?

Çfarë duhet të bëni nëse shihni numrin 6?

Ky numër është i lidhur kryesisht me punën e përditshme, rutinën dhe familjen. Ta shihni atë në mënyrë të përsëritur mund të jetë një shenjë për të vlerësuar (ose rivlerësuar) rolin tuaj aktual në jetë.

“Numri 6 është një simbol për përgjegjësitë, rritjen e fëmijëve, kujdesin, martesën, përgjegjësitë, shtatzënitë, takimet e fatit dhe qëllimin hyjnor,” thotë astrologia, Jacquelyn Tierney, citon Anabel.

“Të shohësh numrin 6 më vete ose në një sekuencë në mënyrë të përsëritur mund të jetë një shenjë se jeni në përputhje me qëllimin tuaj ose në rrugën për të zbuluar një qëllim më të thellë në jetë”.  /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën

Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori