LAJMI I FUNDIT:

Çavushoglu: NATO dhe BE të mos tërhiqen nga Maqedonia për shkak të referendumit

Çavushoglu: NATO dhe BE të mos tërhiqen nga Maqedonia për shkak të referendumit

NATO dhe BE nuk duhet të heqin dorë nga Maqedonia për shkak të rezultatit nga referendumi, por të vazhdojë mbështetjen dhe bashkëpunimin, deklaroi ministri turk për Punë të Jashtme, Mevlut Çavushogullu, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne me kujdes i ndjekim ndodhitë. Në fund të fundit ky është vendim i qytetarëve të Maqedonisë dhe ne duhet ta respektojmë këtë. Nga ana tjetër, as NATO, as BE nuk duhet të tërhiqen nga mbështetja dhe bashkëpunimi me Maqedoninë për shkakë të referendumit dhe rezultateve të saj. Për më tepër, Maqedonia ishte ftuar që të jetë anëtare e NATO-s në Samitin e fundit me një vendim të përbashkët nga të gjithë aleatët”, tha Çavushoglu, në një konferencë të përbashkët në Ankara me Ministrin e Jashtëm Holandez, Stef Blok.


Shefi i diplomacisë turke tha se bisedimet për anëtarësim në NATO me Maqedoninë duhet të vazhdojnë, ndërsa BE duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje Ballkanit Perëndimor.

Turqia, tha Çavushoglu, e mbështet përparimin, paqen dhe stabilitetin e vendeve të Ballkanit, si dhe integrimin e tyre në NATO dhe BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori