Çavkov: LSDM në fushatë ka bashkëpunuar me struktura kriminale nga shtetet fqinje (Video)

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike në Maqedoni, Mitko Çavkov ka thënë se ka informacione nga sigurimi shtetëror se në fushatën e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë për zgjedhjet e fundit ka pasur financime dhe ndihmë nga nëntoka e shteteve fqinje, shkruan Telegrafi Maqedoni.
''Ka informacione që njerëz që ishin në protestat dhe fushatën e LSDM-së, janë pjesë edhe të strukturave kriminale në vendet fqinje. Sipas informacioneve, e dijmë se njerëzit dhe paratë e zeza janë futur në Maqedoni për të ndihmuar kriminalitetin dhe vjedhjen e zgjedhjeve në Maqedoni. Me një analizë të thellë do të duhet të nxjerrim informacione dhe pastaj të veprojmë.'' tha mes tjerash Çavkov në emisionin ''Në qendër''. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































