LAJMI I FUNDIT:

Çaushi në mbështetje të Kusari-Lilës, thotë se qeverisja e AAK-së nuk bënë të kthehet në Gjakovë

Çaushi në mbështetje të Kusari-Lilës, thotë se qeverisja e AAK-së nuk bënë të kthehet në Gjakovë

Driton Çaushi i Vetëvendosjes i cili ishte kandidat i kësaj partie për kryetar të Gjakovës, ka dalë haptazi në mbështetje të Mimoza Kusari-Lilës e cila garon në balotazh me Ardian Gjinin e AAK-së.

Çaushi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qeverisja e AAK-së nuk bënë të kthehet në komunën e Gjakovës.

“Në kuadër të kësaj fryme, ne sot e zyrtarizuam koalicionin tonë me Alternativën, LDK-në dhe AKR-në, duke e mbështetur kështu kandidaturën e znj. Kusari-Lila”, ka shkruar Çaushi.


Postimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë të Komunës së Gjakovës,
Në zgjedhjet e 22 tetorit, mbi 60% e qytetarëve të Gjakovës votuan kundër kthimit të AAK-së në qeverisjen lokale të qytetit tonë.
Ne vazhdojmë të besojmë se Lëvizja VETËVENDOSJE! në këto zgjedhje i ofroi Gjakovës alternativën më të mirë qeverisëse, por fatkeqësisht alternativa jonë nuk mori mbështetjen e mjaftueshme për t’u zbatuar dhe kësisoj ne u renditëm në vendin e tretë.
Sot gjendemi para një situate të re, para dy zgjedhjeve: Ardian Gjinit të AAK-së dhe Mimoza Kusarit nga Alternativa. Padyshim, që ne ashtu sikurse gjatë tërë fushatës, edhe sot mendojmë që qeverisja e AAK-së nuk bën të kthehet në komunën tonë.
Në kuadër të kësaj fryme, ne sot e zyrtarizuam koalicionin tonë me Alternativën, LDK-në dhe AKR-në, duke e mbështetur kështu kandidaturën e znj. Kusari-Lila.
Ne besojmë që ky koalicion do të ofrojë qeverisje të mirë, efikase dhe pa korrupsion për qytetarët e Gjakovës. Garancë për këtë do të jetë edhe Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe përfshirja e programit të saj qeverisës në këtë koalicion.
Prandaj, ne ftojmë votuesit tonë dhe të partive tjera nga fshatrat dhe qyteti, që të dielën të votojnë në mënyrë masive në mënyrë që ta parandalojmë rikthimin e krimit në Komunën tonë dhe t’i mundësojmë qytetit tonë zhvillimin në katër vitet e ardhshme.

Në trend

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Kalo në kategori