LAJMI I FUNDIT:

Casemiro: Shikoj shumë futboll, pasi është jeta e ime – kjo ka filluar t’i pengojë gruas

Casemiro: Shikoj shumë futboll, pasi është jeta e ime – kjo ka filluar t’i pengojë gruas

Në vetëm dy muaj, Casemiro arriti të fitojë një vend në formacionin e Manchester United.

Ai ishte titullar në tre ndeshjet e fundit, dhe shumë merita për këtë padyshim i takojnë punës së palodhur dhe fiksimit të tij pas futbollit.

Një obsesion që e bën të shikojë çdo ndeshje të tij deri në tre ose katër herë.


“Unë i shikoj shumë dhe më pëlqen. Kjo është mënyra se si ju mësoni dhe zhvilloni duke korrigjuar gabimet. Mendoj se është thelbësore që të vazhdoni të zhvilloheni në futboll”, ka thënë Casemiro për faqen e klubit.

Megjithatë, ky obsesion ka filluar ta lodhë bashkëshorten e tij, Anna Mariana Casemiro.

“Unë shikoj shumë futboll. E dua futbollin. Gruaja ime mërzitet pak, sepse në shtëpi ka vetëm futboll. Futbolli është pasioni im, shpirti im dhe mendoj se ky ishte çelësi i suksesit tim”.

“Më pëlqen të luaj futboll dhe më pëlqen të shikoj futboll”, e ka pranuar mesfushori.

Pavarësisht kësaj, dyshja është ende një nga çiftet më të qëndrueshmet në skenën e futbollit. Ata u takuan në vitin 2011, kur Casemiro luante për Sao Paulo.

Tre vjet më vonë, ata u martuan dhe tani janë prindër të dy fëmijëve; Sara (6) dhe Caia (1). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Kalo në kategori