Rreziku tashmë është tejkaluar, por klubi nga kryeqyteti spanjoll do të jetë i kujdesshëm me afatet kohore. Lajmi i mirë është se nuk do të jetë një lëndim afatgjatë.
Gjendja e Dani Carvajal është e mirë pas infektimit të perkardisit dhe ai tashmë është në rregull gjithnjë sipas disa burimeve të AS pranë lojtarit.
Ai iu është nënshtruar trajtimit që konsistoi me barëra jo steroidale kundër inflamacionit me acid acetilsalcilik (aspirin), e tash ai është në rregull.
Sidoqoftë, procesi i virusit dhe largimi i tij, nuk do të thonë se Carvajal është i gatshëm për lojë.
Real Madridi dëshiron të ketë në vëmendje lojtarin për afatet kohore dhe nuk ka caktuar ditën e rikthimit – por, rikthimi është shumë afër.

Carvajal nuk ka stërvitur nga 30 shtatori, kur klubi bëri të ditur se ai nuk mund të luaj për një kohë të pacaktuar për shkak të virusit dhe infektimit të perikardit.
Sëmundja e Myoperikardit është një inflamacion i membranës së zemrës, një gjendje e cila i prekë njerëzit e rinj dhe ka origjinën nga infeksionet virale.
Problemi është se kur një virus transmetohet, puna e pakontrolluar është e parekomanduar për shkak se mund të shkaktojë arritmi ose kolaps, me konsekuenca edhe më të mëdha si efuzion perkardial ose paraqitja e fluideve përreth zemrës.
Tash që procesi viral është zhdukur, mjekët e Realit janë optimist për rikthimin e tij.
“Kam qenë i brengosur për këtë. Edhe Karanka e ka pasur, po ashtu edhe unë vet kam vuajtur për katër muaj nga kjo sëmundje. Virusi ishte i ngadalshëm për t’u shëruar, por ky nuk ishte rasti për Carvajalin, i cili shpejt kthehet në stërvitje”, potencoi një mjek.
Carvajal konsiderohet një prej më të mirëve në pozitën e tij në botë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit