Chelsea është duke bërë një sezon fantastik ku po e rivalizon Liverpoolin për titullin kampion.

Megjithatë legjenda angleze Jamie Carragher ka treguar në Sky Sport se çfarë i duhet Chelseat për të arritur deri tek titulli kampion.


Jamie Carragher ka ngritur dyshime nëse Robert Sanchez është mjaft i mirë për Chelsean në përpjekjen e tyre për të fituar trofe.

“Kur shikoj gjërat që më shqetësojnë për Chelsean për sa i përket fitimit të ligës, një portier dhe ndoshta dy qendërmbrojtës", tha Carragher.

“Nëse ata Chelsea mund të shkojnë në Goodison Park (kundër Evertonit) dhe të mbajnë portën e pastër dhe të fitojnë, ju mendoni, oh, OK".

“Ky është një nga ato rezultate ku është një ekip afër fundit, por ju e dini se është një vend i vështirë për të shkuar".

“Chelsea ka qenë kaq mbresëlënës këtë sezon. Thjesht nuk mund ta imagjinoj portierin Robert Sanchez duke ngritur[trofeun e Ligës Premier”, deklaroi Carragher. /Telegrafi/

telegrafi sport app