LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Të rinjtë përmes miqësisë mund ta çojnë Ballkanin Perëndimor drejt familjes evropiane

Carovska: Të rinjtë përmes miqësisë mund ta çojnë Ballkanin Perëndimor drejt familjes evropiane

“Lidhja e të rinjve nga rajoni, krijon sinergji e cila përshpejton procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Për këtë arsye, si përfaqësues të institucioneve duhet t’i ndihmojmë që sa më shumë të komunikojnë ndërmjet vete, të vendosin miqësi, të ndërtojnë partneritet dhe të këmbejnë praktika dhe përvoja pozitive, pasi kjo do të thotë kontribut në forcimin e rajonit dhe kokurrueshmërinë e tij në nivel global”.

Këtë e tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës së RMV-së Milla Carovska, në fjalimin e saj në forumin dedikuar të rinjve dhe aftësive të tyre, që sot mbahet në Oteshevë, Prespë, dhe në të cilin marrin pjesë përfaqësues nga disa vende.


“Një nga vlerat që ne u mësojmë të rinjve në vendin tonë, dhe e cila është veçanërisht e dukshme në vitet e fundit kur kemi arritur sukses të konsiderueshëm brenda dhe jashtë vendit, është se vetëm përmes aktivizmit dhe unitetit të tyre brenda kufijve të vendit tonë, por gjithashtu përmes ndërtimit të miqësive dhe partneriteteve me të rinjtë nga fqinjësia, rajoni dhe bota në përgjithësi, mund të arrijnë qëllime personale dhe të vendosen vazhdimisht edhe më lart, dhe kështu të ndihmojnë vendin të ecë përpara”, tha Carovska, duke theksuar sipas përvojës së saj shumëvjeçare nga puna me të rinjtë, ka ndryshime të dukshme në mënyrën se si ata mendojnë dhe sillen dhe se ata janë gjithnjë e më të gatshëm të bashkëpunojnë me kolegë nga vendet e tjera.

Forumi rinor, në të cilin përveç ministres Milla Carovska, marrin pjesë edhe ambasadorja e SHBA, Kate Marie Byrnes, ambasadori i BE David Geer, ministrja e Arsimit e Republikës së Shqipërisë Evis Kushi, deputeti Darko Kaevski, ish-ministri i arsimit dhe deputeti Arbër Ademi dhe përfaqësues të tjerë, të cilët janë pjesë e veprimtarisë disa ditore “Dialogu i Forumit të Prespës”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori