LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Shtesa për fëmijën e tretë nuk shfuqizohet, por transformohet

Carovska: Shtesa për fëmijën e tretë nuk shfuqizohet, por transformohet

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, sot tha se masa për fëmijën e tretë nuk do të shfuqizohet, por do të transformohet.

Ajo tha se kjo bëhet në mënyrë që të mos ketë diskriminim mes fëmijëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Masa për fëmijën e tretë nuk shfuqizohet, por transformohet. Për fëmijën e parë do të ketë ndihmë vetëm një herë prej 5 mijë denarëve, për fëmijën e dytë ndihmë prej 20 mijë denarëve dhe për fëmijën e tretë ndihmë prej 60 mijë denarëve”, tha Carovska.


Ajo shtoi se personat që janë me rrezik sociale, do të kenë të drejtë për shtesë arsimore, si dhe ata që kanë paga minimale.

“Është shumë e rëndësishme se shtesa për fëmijën e tretë i ka kushtuar shtetit 2 miliardë e 600 milionë denarë, ndërsa rezultatet nuk janë arritur. Çdo masë që vendoset duhet të shikohet se cili është efekti”, tha Carovska.

Sipas saj, paratë për këtë masë të qeverisë janë harxhuar ndërsa nataliteti ka shënuar rënie.

“Në vitin 2001 nataliteti në Maqedoni ka qenë 13.3, ndërsa në vitin 2016 ka qenë 11.1, që do të thotë se ky investim nuk është efikas. Ne kemi investuar edhe tek familjet që nuk kanë qenë në rrezik social, ndërsa pritshmëritë nuk janë arritur”, tha Carovska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori