LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Pensionet janë stabile dhe vazhdojnë të rriten

Carovska: Pensionet janë stabile dhe vazhdojnë të rriten

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska sot kishte takim pune me kryetaren e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë së Veriut, Stanka Trajkova dhe pjesëmarrës tjerë dhe anëtarë të Këshillit Drejtues të Lidhjes.

Në mbledhje u diskutua për miratimin e Ligjit për organizim pensional që e propozon Lidhja e shoqatave të pensionistëve, përkatësisht shtëpitë shtëpitë e pensionstëve dhe pensionet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mendoj se është e rëndësishme të kemi takime të këtilla ku do të kemi diskutime konstruktive në lidhje me gjitha çështjet lidhur me pensionistët që nëpërmjet punës së tyre në të kaluarën kanë marrë pjesë në ndërtimin e shoqërisë sonë”, tha ministrja në takim.


Në lidhje me harmonizimin e pensioneve ministrja theksoi se me reformën pensionale është stabilizuar sistemi pensional dhe është bërë kursim në buxhet prej katër miliardë denarëve dhe se është paguar pensioni pa hua.

“Pensionet janë stabile dhe vazhdojnë të rriten. Në ndryshimet e fundit ligjore pensionet do të rriten aq sa do të rritet edhe inflacioni dy herë në vit. Është paraparë edhe harmonizimi i tretë në fund të këtij viti nëse kemi rritje ekonomike për mbi katër për qind, që sipas treguesve aktual, është e mundshme të ndodh”, tha Carovska.

Pensioni mesatar u rrit nga 13:754 denarë në dhjetor të vitit 2016 në 14:580 denarë me ndryshimet e fundit në mars të këtij viti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori