Carmelo Anthony shkëlqen, Lakers marrin fitoren e parë në NBA

Los Angeles Lakers kanë marrë fitoren e parë në sezonin e ri në NBA.
Skuadra nga Kalifornia ka mposhtur me vështirësi Memphis Grizzlies në Staples Center me tri pikë diferencë 121:118.
Carmelo Anthony ka qenë basketbollisti më efikas në këtë takim me 28 pikë, tri kërcime, një asistim e dy bllokada.
Me lojë të mirë u dallua edhe Anthony Davis me 22 pikë tetë kërcime e katër bllokada, derisa LeBron James e mbylli ndeshjen me 19 pikë, gjashtë kërcime, gjashtë asistime, dy bllokada e dy topa të vjedhur.
Fundori amerikan Ja Morant ishte më efikasi tek Grizzlies me 40 pikë e 10 asistime, por që nuk mjaftuan për të marrë fitore.
Për Lakers kjo ishte fitorja e parë këtë edicion në NBA pas dy humbjeve radhazi, teksa në ndeshjen e ardhshme përballen me San Antonio Spurs. /Telegrafi/Rezultatet:
New York Knicks - Orlando Magic 104:110
Houston Rockets - Boston Celtics 97:107
Oklahoma City Thunder - Philadelphia 76ers 103:115
Sacramento Kings - Golden State Warriors 107:119
LA LAkers - Memphis Grizzlies 121:118






















































