LAJMI I FUNDIT:

Caritasi Zviceran ndihmon arsimin në Kosovë

Caritasi Zviceran ndihmon arsimin në Kosovë

Caritasi Zviceran ndihmon arsimin në Kosovë përmes projektit “Vendosja e Standardeve të Cilësisë së Lartë duke Përforcuar Arsimin, Shkencën dhe Ekonominë (SHPRESE)”

– Caritasi Zviceran në Kosovë (CaCH) ka lansuar projektin ‘Vendosja e Standardeve të Cilësisë së Lartë duke Përforcuar Arsimin, Shkencën dhe Ekonominë (SHPRESE)’ përmes të cilit transferohet përvoja dhe ekspertiza mbi 10 vjeçare e CaCH në fushën e arsimit para-fillor (APF) tek institucionet publike vendore.


‘Caritasi Zviceran është angazhuar për shumë vite në fushën e edukimit të hershëm me fokus në arsimin para-fillor, ndërkaq ky projekt mundëson transferimin e përvojës dhe punës praktike te institucionet publike’, tha ndër të tjerash, Vera Haag Arbenz, drejtoreshë për Kosovë.

Po ashtu, puna jonë, në bashkëpunim me partnerët tonë: Instituti Pedagogjik i Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në ngritjen e cilësisë në arsimin para-fillor dhe ofrimin e shërbimeve në këtë sektor. Ajo po ashtu theksoi që bashkëpunimi i Caritasit Zviceran me institucionet publike ka qenë shumë i mirë në të kaluarën dhe shpresojmë që edhe në të ardhëm në të kemi një bashkëpunim të frytshëm.

Ndërkaq, Nezir Çoçaj, drejtor i Institutit Pedagogjik të Kosovës, shtoi se arsimi para-fillor akoma vazhdon të ketë shumë nevojë për përkrahje, gjë e cila do të ofrohet pikërisht me këtë projekt.

Njëkohësisht ai shprehi gatishmërinë për bashkëpunim me të gjithë akterët e përfshirë në këtë sektor për arritjen e qëllimeve të përbashkëta dhe përmirësimin e mundësive për fëmijët e grup moshës 5-6. Ai po theksoj disa nga rezultatet e projektit, zhvillimin e kapaciteteve të IPK e më pas përkrahjen e edukatorëve në shërbim dhe para-shërbimit përmes trajnimit, mentorimit dhe monitorimit.

Caritasi Zviceran, përmes këtij projekti do të kontribuojë në ngritjen e cilësisë së arsimit para-fillor dhe ofrimit të shërbimeve në këtë sektor përmes:
– Bashkëpunimit dhe përkrahjes së institucioneve publike në përmirësimin e shërbimeve qeveritare për trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve për edukatorët ekzistues para-fillorë në nivelin komunal dhe krijimit të mjediseve miqësor për fëmijët në klasat para-fillore.
– Ngritjes së kapaciteteve të edukatorëve të ardhshëm të APF-së (studentëve) në metodologjinë bashkëkohore në APF
– Ofrimin e përkrahjes në bashkërendimin dhe udhëheqjen e qëndrueshme të palëve të interesit në APF në nivel kombëtar

700 edukatorë të trajnuar, 100 klasa para-fillore të pajisura me inventar, 5 klasa të krijuara për punë praktike në Fakultetet e Edukimit, 50 edukatorë të ardhshëm të përkrahur me punë praktike e publikimi i dokumenteve dhe manualeve për APF janë vetëm disa nga rezultatet që do të arrihen përmes projektit SHPRESE.

Donatorët kryesore të projektit SHPRESE janë: Principata e Lihtenshtajnit, SDC, Fondacioni Medicor dhe Caritasi Zviceran. /Telegrafi/