LAJMI I FUNDIT:

Caritas zviceran shpall thirrjen për aplikim për fuqizimin e sektorëve bujqësorë në dhjetë komuna të Kosovës

Caritas zviceran shpall thirrjen për aplikim për fuqizimin e sektorëve bujqësorë në dhjetë komuna të Kosovës

Me qëllim të promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës ekonomik rural në Kosovë, projekti “Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural” (SIRED) shpall thirrje të hapur për aplikim për përzgjedhjen e agrobizneseve për zbatimin e prioriteteve të projektit në zinxhirë të përzgjedhur të vlerës.

Projekti SIRED zbatohet nga Caritas-i Zviceran dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC). Gjithsej buxheti i projektit është 4.29 milionë euro, prej të cilave 1.5 milionë euro janë bashkëfinancim nga Komuna e Prishtinës dhe 293,000 euro janë kontribut nga Caritas-i Zviceran. Tetë komuna të tjera të Kosovës gjithashtu janë zotuar të kontribuojnë financiarisht për komunat e tyre.

Kjo thirrje për Aplikim vlen për zinxhirët e mëposhtëm të vlerës:

– Produktet Pyjore Jodrusore (PPJD) dhe Bimët Mjekësore dhe Aromatike (BMA),
– Frutat manore (mjedra, dredhëza dhe boronica), dhe
– Përpunimi shtëpiak i perimeve dhe pemëve.

“Projekti synon të promovojë një sistem tregu më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës përmes rritjes së pjesëmarrjes së prodhuesve dhe akterëve të tregut, si dhe shtimit të të ardhurave dhe rendimentit të tyre, duke kontribuuar kështu në uljen e varfërisë për popullsinë rurale, në veçanti për gratë dhe grupet e margjinalizuara. Komunat e synuara nga projekti janë: Prishtina, Prizreni, Dragashi, Vitia, Kamenica, Suhareka, Shtërpca, Novobërda, Graçanica dhe Ranillugu”, thuhet në njoftimin e bërë nga Caritas.

Tutje, në njoftim thuhet se “Nëse jeni kompani, kooperativë, organizatë prodhuesish ose grup i grave, regjistruar në njërën nga dhjetë komunat e synuara nga projekti dhe veproni në njërin prej zinxhirëve të vlerës të përmendur më sipër, atëherë ju ftojmë të aplikoni”.

“Caritas-i Zviceran është një OJQ ndërkombëtare që vepron në Zvicër dhe në 20 vende të botës. Misioni ynë është parandalimi, luftimi dhe zhdukja e varfërisë. Caritas-i Zviceran punon në Kosovë që nga viti 1999, duke u përqendruar në gjithëpërfshirje shoqërore, zhvillim rural dhe rindërtim. Në bazë të strategjisë 2020-2025, fushëveprimi i aktiviteteve tona përfshin gjenerimin e të ardhurave, ndryshimet klimatike dhe migrimin”.

Për informata të mëtejme, ju lutem kontaktoni Caritas-in Zviceran në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori