LAJMI I FUNDIT:

Cardi B i dhuron gjerdan me diamante vajzës Kulture për 3 vjetorin e lindjes

Cardi B i dhuron gjerdan me diamante vajzës Kulture për 3 vjetorin e lindjes

Cardi B e befasoi vajzën Kulture me një dhuratë tipike ekstravagante për ditëlindjen e 3-të gjatë fundjavës, duke i dhuruar asaj një gjerdan të madh me diamante.

Projektuar nga Elliot Elliante – pjesa përmban pesë pjesë në forma të ndyshme, si një çantë Hermès, një logo të Chanel, Minnie Mouse, një zemër të mbështjellë me hark dhe një “K”, natyrisht për Kulture.

“Babai i saj më mposhti, por unë përsëri e bëra fëmijën tim të lumtur”, mbishkroi Cardi videot në Instagram, ku shihej vogëlushja që hapte dhuratën, duke u argëtuar me burrin Offset gjatë procesit. “Faleminderit @eliantte për gjerdanin tim”, shtoi ajo.


View this post on Instagram

A post shared by Cardi B (@iamcardib)


Dhuratat e bizhuterive me vlerë marramendëse janë bërë një traditë në festimet e ditëlindjes së Kulture. Kur vajza e Cardi dhe Offset mbushi 1 vjeç, ajo mori një krijim tjetër Elliante me diamant dhe smalt.

Gjerdani me porosi nuk ishte i vetmi moment i ditëlindjes së 3-të të Kulture – gjatë gjithë fundjavës, festimet u bënë gjithnjë e më të mëdha.

Të shtunën, Cardi dhe Offset krijuan një festë me temë përrallash të kompletuar me një karrocë me kuaj. Dhe të dielën, Kulture shijoi një udhëtim të mbushur me argëtim në qendër tregtare me familjen dhe miqtë e saj. /Telegrafi/