Kur moti bëhet më i ftohtë, tharja e rrobave mund të jetë e vështirë, sidomos nëse nuk keni tharëse. Për ata që jetojnë në shtëpi të vogla ose pa oborr, tharja e çarçafëve në dimër duket pothuajse e pamundur.

Megjithatë, eksperti i gjumit Martin Seeley, drejtor i MattressNextDay, ka ndarë disa këshilla të thjeshta që ndihmojnë për t’i tharë çarçafët më shpejt — dhe për trukun më të mirë ju duhet vetëm një peshqir i pastër.


Martin shpjegon:

“Peshqirët prej pambuku janë shumë thithës, ndaj kur mbështillni çarçafët e lagur brenda një peshqiri të thatë, ai tërheq një sasi të madhe uji nga rrobat”.

Si ta bëni:

Vendosni një peshqir të pastër e të thatë mbi një sipërfaqe të madhe;

Shtroni çarçafin e lagur sipër tij;

Mbështillni të dyja bashkë fort, si një role;

Shtypeni lehtë ose qëndroni sipër (me kujdes), që peshqiri të thithë sa më shumë ujë;

Pastaj hapeni dhe varni çarçafin pranë një vendi të ngrohtë ose me qarkullim të mirë ajri;

Kështu, çarçafët do të thahen shumë më shpejt — edhe në ditët e lagështa dhe të ftohta.

-Metoda të tjera për t'i tharë më shpejt

Lajini herët në mëngjes

Martin këshillon të lani çarçafët në mëngjes, që të kenë gjithë ditën në dispozicion për t’u tharë.

“Nëse i lani në mbrëmje, ajri më i ftohtë ngadalëson tharjen. Lajini përpara mesditës që të përfitoni nga nxehtësia dhe qarkullimi i ajrit gjatë ditës”.

Përdorni një cikël shtesë shtrydhjeje

Pas larjes, vendosini çarçafët në një cikël shtesë centrifugimi. Kjo mund të largojë deri në 30% më shumë ujë, duke i ndihmuar të thahen më shpejt — veçanërisht në hapësira të vogla.

Pasi të ketë mbaruar shtrydhja, tundini pak përpara se t’i varni.

“Kjo i ndihmon fijet e materialit të hapen, që ajri të kalojë më lehtë dhe çarçafët të mos mbajnë erë lagështie”, – thotë Martin.