Reperi i njohur shqiptar, Capital T, së fundmi ka rënë pre e një sulmi kibernetik.

Mesa duket persona të paidentifikuar kanë 'hakcuar' faqen e tij zyrtare në Facebook, e cila mbi 417 mijë ndjekës.


flm 1

Të njëjtët janë duke e keqpërdorur faqen e reperit, duke publikuar lajme të ndryshme, të cilat nuk kanë të bëjnë me të.

Lidhur me këtë gjë, reperi Capital T ka reaguar me një shkrim në Instagram, duke u bërë me dije se asnjë postim në atë faqe nuk është duke u bërë nga reperi.

"Faqja ime e Facebook-ut është hackuar dhe ne jemi duke punuar ta kthejmë sërish, të gjitha lajmet idiote të publikuara, nuk janë publikuar nga unë apo stafi im", ka shkruar reperi në InstaStory.

2 shok e1556954796996

Kjo nuk është ndër herët e pakta që të famshmit nga estrada po bien pre e sulmeve nga 'hackerët'.

Javë më parë, edhe aktorja e njohur Gresa Pallaska njoftoi fansat se persona të paautorizuar hynë në llogarinë e saj në Instagram, në tentim për ta keqpërdorur. /Telegrafi/