LAJMI I FUNDIT:

Çantat me rruaza – trend i 90’ave që po rikthehet për ta marrë ‘pushtetin’

Çantat me rruaza – trend i 90’ave që po rikthehet për ta marrë ‘pushtetin’

Nëse i shikoni këto çanta me rruaza përmes dritareve të dyqaneve, ju falet nëse mendoni se sapo jeni rikthyer në vitet e 90’ta.

Në vitet e fundit është bërë e zakonshme të rikthehen trendet e viteve të kaluara, ndërkaq tani Shrimps, brend britanik, i ka meritat për rikthimin e trendit 20-vjeçar të çantave me rruza, transmeton Telegrafi.


Labeli i modës e ka prezantuar në treg një çantë të tillë qysh në vitin 2016.

Lorna Luxe ishte parë me çantë të tillë

Atëherë ky aksesor ishte bërë mjaft i njohur, ky edhe yjet si Lorna Luxe ishin parë me çantë të tillë.

Me një çmim prej përafërsisht 500 eurove, kreacioni i Shrimps nuk vjen lirë!

Por, si çdo e mirë që e ka një të keqe, e keqja e këtyre çantave nga Shrimps është se kushtojnë rreth 500 euro!

Megjithatë, tani edhe markat tjera të njohura kanë filluar të ofrojnë çanta të tilla, por me çmime më të arsyeshme.

Një ndër to është kjo e Mangos (shihni foton më poshtë), e cila kushton rreth 45 euro.

Versioni i Mangos vjen me një çmim më të lirë – prej rreth 45 eurove

Sipas Instagram-it, edhe Zara po premton rikthimin e çantave me rruaza, ndërkaq besohet se çantat e tilla me ngjyra kuq e zi së shpejti do të gjinden në dyqane. /Telegrafi/

Çantat me rruaza të Zaras do të vijnë me ngjyrë të zezë dhe të kuqe