Joao Cancelo e ka quajtur transferimin te Interi si një hap të madh në karrierën e tij.

Mbrojtësi i krahut e kompletoi transferimin te Nerazzurrët nga Valencia dhe shpreson të fitojë trofe me klubin e ri.


“Interi paraqet një hap të ri në karrierën time. Është një klub me histori dhe shpresoj që të zhvillohem këtu duke kontribuuar në projektin e tyre”.

“Shpresoj që të fitoj një trofe këtë vit. Qëllimi është që të përshtatem sa më shpejtë që është e mundur, pastaj të luftojmë për Scudetto”.

“Jam një lojtar që pëlqen t’i ndihmojë bashkëlojtarët dhe do të jap maksimumin për Interin”, ka deklaruar 23-vjeçari për Inter Channel.

Portugezi do ta bartë fanellën me numrin 7 te klubi i ri. /Telegrafi/

telegrafi sport app