LAJMI I FUNDIT:

Çanak: Vuçiq është i rrethuar nga spiunë rusë

Çanak: Vuçiq është i rrethuar nga spiunë rusë

Politikani dhe themeluesi i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është i rrethuar nga spiunët rusë.

Sipas Çanakut, jeta e Vuçiqit është në rrezik dhe se mund të likuidohet me urdhër të Kremlinit.


“Kur them se jeta e Vuçiqit është në rrezik, kam parasysh këtë: nëse ai kthehet nga Perëndimi, duhet të kujdeset që të jetë i rrethuar nga njerëz që janë spiunë rusë që do ta likuidojnë me urdhër të Kremlinit dhe nëse ata zgjedhin anën ruse, ata do ta mbanin si drejtues të Serbisë së robëruar, e cila do të ishte një koloni”, është shprehur Çanak, shkruajnë mediet serbe.

Ai beson se ata që e kundërshtojnë atë në Ballkan, janë të rrezikuar.

“Këtu do ta apostrofoja edhe Milo Gjukanoviqin. Ai është kërcënimi kryesor për planin e Serbisë së Madhe dhe atë të Kremlinit për daljen e Serbisë dhe Rusisë në det dhe nëse ai fiton këto zgjedhje do të thotë se plani rus dështon. Meqenëse kjo lidhet personalisht me karizmën e tij dhe mendoj se është në rrezik të madh”, ka shtuar ai.

Çanak po ashtu ka thënë se me nisjen e luftës në Ukrainë do të jetë fundi i Rusisë.

“Lufta në Ukrainë do të humbet nga Rusia, duke u kthyer në kufijtë e vitit 1991″, ka përfunduar Çanak. /Telegrafi/