LAJMI I FUNDIT:

Çanak: Kërkova në parlamentin serb që të zbulohen varrezat masive, kishin frikë se askush nuk do të vinte për investime në Serbi

Çanak: Kërkova në parlamentin serb që të zbulohen varrezat masive, kishin frikë se askush nuk do të vinte për investime në Serbi

Për televizionin Dukagjini politikani serb, Nenad Çanak, ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për Gjykatën Speciale ku po gjykohen ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, Kosova nuk duhet të pres që Serbia do e njoh si shtet të pavarur.

Lideri i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, nuk pret qe Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Ndryshimet në administratën amerikane, japin optimizëm që procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mund të vazhdoj më shpejtë. Por unë e përsëris se nuk shoh një marrëveshje brenda vitit të ardhshëm mes palëve. Unë pres që ky proces së paku të zgjas deri sa të mbahen zgjedhjet presidenciale në Serbi, pas dy vitesh. Unë mendoj që Serbia kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës. Ata mund të bashkëpunojnë e të dialogojnë, por assesi ta njohin Kosovën si shtet të pavarur”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Çanak.

Çanak thotë se disa herë e ka ngritur zërin në parlamentin serb që të zbulohen varrezat masive.

“Kur unë isha deputet në parlamentin e Serbisë 18 vjet më parë, e kam ngritur disa herë çështjen e varrezave masive. Ishin 16-sosh, por liderët tjerë hezitonin të flisnin për ketë temë, sepse kishin frikë se askush nuk do vinte të investonte në Serbi, vendin ku janë te fshehur trupa të njerëzve.  Unë isha tmerruar kur i dëgjova këto arsye që u dhanë, që të mos zbulohej se ku janë trupat.  Autoritet Serbe e dinë mirë se ku fshihen trupat e shqiptarëve, por mungon vullneti politik për t’i treguar”, thotë më tej Çanak.

Sipas Çanak do te ishte mirë për Kosovën, që të zbardhen krimet e luftës dhe se kjo do ndihmonte në përmirësim të imazhit.

“Unë kam qenë kundër tribunaleve ndërkombëtare. Për mua rruga e duhur do të ishte që Gjykatat vendore t’i dënonin kriminelet e luftës, por fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur. Kjo do të kishte ndihmuar edhe më shumë në demokratizimin e vendeve tona. Është shumë e rëndësishme që të zbulohen krimet e luftës nga pala Serbe, edhe nga pala kosovare, kushdo që ka bërë krime ndaj civileve duhet të dënohet”.

“Natyrisht që propaganda e regjimit të Milloseviqit ishte e madhe ku vazhdimisht dëgjonim se serbet civil po keqtrajtoheshin, ishin te ekzagjeruara, por nuk duhet ta mohojmë qe ka pasur edhe serb civil të vrarë,  fati i tyre është mirë të zbardhet”.

Çanak ndër tjera tha se do te ishte shume e rëndësishme, jo vetëm për Serbinë por edhe për Kosovën që ti zbulojë te gjitha krimet për të cilat dyshohet te jene bere gjate viteve te luftës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori