Emre Can pritet të largohet nga Juventusi qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori gjerman nuk është në planet e Maurizio Sarrit, andaj ën afatin e dimrit do të kërkojë një skuadër të re.


Can u transferua te Zonja e Vjetër nga Liverpooli para dy sezonesh si transferim i lirë, mirëpo nuk ka arritur që ta gjejë vetën.

Kështu, mesfushori gjermano-turk do të largohet nga kampioni i Serie A-së, derisa ka pranuar disa oferta.

Sipas Calciomercatos, Can po kërkohet nga Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, ndërsa bavarezët thuhet se janë favorit për ta transferuar atë. /Telegrafi/

telegrafi sport app