Nga: Ardian Klosi (pjesë nga intervista dhënë revistës “Përpjekja”, nr. 7, 1996)
Martin Camaj nuk mbijetoi si shkrimtar në Perëndim, por si gjuhëtar dhe studiues. Komunikimi i tij me lexuesin ose me botuesit dhe rrethet letrare ishte një katastrofë. Librat luksozë që i kishte nxjerrë me shpenzimet e veta, më tepër i fali sesa i shiti. Në arkivat e “Vatrës“ në Boston kam ndeshur në vitin 1992 edhe dhjetëra arka me libra të pashitur e të pashpërndarë të Camajt.
Përkthyesi, të cilit Camaj i mësoi shqipen për vite me radhë në katedrën e tij, pasi e ndihmoi poetin në botimin e një vëllimthi dygjuhësh më 1991, tha se nuk e ndihmonte më, ngaqë kishte vendosur të merrej me mjekësi popullore.
Deri më sot ka pasur shumë premtime dhe një sërë tekstesh të përkthyera, por botime të Camajt në gjermanisht asnjë tjetër më. Mendon njeriu, si të mos arrijë një gjë kaq të lehtë shkrimtari i hollë elitar Camaj, mjeshtri i mitologjisë së fshehur dhe i shenjave misterioze nga karpat shqiptare, poeti i vetëm modern evropian i pasluftës nga Shqipëria?
Ambasadori i Berishës në Francë, mesa di, ka botuar në vetëm katër vjet ushtrimi të profesionit konsullar mbi gjashtë libra në frëngjisht, kurse Camaj merrte kredi të rënda nga bankat për shtypje librash dhe prapë shumë pak arriti në çështje të njohjes.
Shpjegimi i vetëm është se, kur shkruante shqip poezi ose parabola në prozë, Camaj nuk është motivuar aspak nga jehona që do të gjente në rrethet kulturore të Perëndimit. Sado që do ta ketë mërzitur shumë injoranca e emigrantëve shqiptarë që asnjë poezi nuk e kuptonin dhe nuk e blinin, sado që do t’ia kenë rënduar kancerin sorollatjet e fundit të botuesve gjermanë-austriakë, sado që para vdekjes nisi të gëzohej si fëmijë për disa shkrime mbi të në “Frankfurter Allgemeine” ose në “Süddeutsche Zeitung”, këto konfiguracione s’kishin pasur të bënin fare me magjinë e krijimit. Ndaj mendoj se në fund të fundit, përpara veprës së kryer dhe Perëndisë, do të ketë vdekur si njeri i lumtur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Vepra e Banksyt tërheq vizitorësh në muzeun gjerman

Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët