LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim për personin që dyshohet se kanosi me vrasje kryeministrin Kurti

Paraburgim për personin që dyshohet se kanosi me vrasje kryeministrin Kurti

Gjykata Themelore në Prishtinë të premten ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit N.S, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kanosur me vrasje kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sipas prokurorisë, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve së lartë të Republikës së Kosovës”.


“Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.S dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në komunikatën për media.

“Masa e paraburgimit është caktuar në harmoni me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 e KPPRK-së, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Dhuna ndaj përfaqësuesve së lartë të Republikës së Kosovës të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Arrestohet personi që kanosi me vrasje kryeministrin Kurti
Lexo po ashtu Arrestohet personi që kanosi me vrasje kryeministrin Kurti

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Speciale ka njoftuar një ditë më parë se N.S ka kanosur me vrasje kryeministrin e Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook” me përmbajtje inkriminuese.

Po ashtu, bëhet e ditur se këtë deklaratë ai e ka përsëritur gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit “DEBAT PLUS” në RTV Dukagjini.

“Me aktvendim të Prokurorisë Speciale i njëjti është ndaluar për 48 orë”, thuhej në njoftimin për media.

“Unë konsideroj që çdo njeri, i cili bën të këqija siç bën Albin Kurti, edhe po të isha unë në vendin e tij, duhet të vritet patjetër sepse ai është tradhtar ndaj atdheut prandaj…”, është deklarata që i arrestuari N.S ka dhënë në emisionin “DEBAT PLUS”.

Ndërsa, në Facebook ai ka shkruar “veç një telefon ma bën Faton aty më ki, për çka të ka nevojë mezi s’po pres me ja nisë!”, duke i dal në mbrojtje Ushtruesit të Detyrës së Kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinakut, i cili të mërkurën gjatë ditës kishte shkruar mes tjerash se ‘më përpara e vret kryeministrin Kurti, se sa e lëshon Kosovën’.

Edhe Klinaku një ditë më parë është intervistuar nga hetuesit policorë, e më pas është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori